|E mërkurë, Tetor 18, 2017

Nisin lëvizjet në drejtori nga qëndra në bazë, lëvizje edhe në Fier 

Tiranë – Briseida Shehaj nuk do të jetë më në krye të Drejtorisë së Tatimeve.

E emëruar tri vite më parë, Shehaj është larguar nga detyra, duke shkuar tek Ministria e Ekonomisë si zv/ministre. Në vend të saj në krye të Tatimeve është emëruar Vasilika Vjero. Vjero ka drejtuar më herët Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR).

Ndërkohë, nga detyra është shkarkuar edhe drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Pranvera Fagu, e cila erdhi në këtë post më 7 korrik të vitit të shkuar. Sipas burimeve, ajo pritet të shkojë në krye të QKR-së. Në vend të saj është emëruar Bella Ekonomi.

Prej më se dy muajsh ishte folur se në muajin shtator e deri në dhjetor do të ketë shumë lëvizje në pozicionet drejtorash nga qëndra në bazë dhe këto lëvizje kryhen  për të rregulluar pak ‘biografinë’ dhe për performancëmë të mirë, ose e thënë ndryshe ‘makiazh’ pasi në vitin 2017 kemi edhe zgjedhjet. Lëvizjet po kryhen nga qëndra në bazë.

Sipas burimeve të informacionit mësohet se lëvizje drejtorash do të ketë në ISSH në Fier, në DAR Fier, në AKU Fier,  në tatim – taksa në Fier. Të njëjta burime informascioni pohojnë se  drejtori i ALUIZN do të kryejë lëvizje paralele.

Por të gjitha lëvizjet që po kryhen kanë një qëllim , cilat janë qëllimet, do të pyesni ju ?! Burimet e informacionit thonë për alb365 se Briseida Shehaj  do të vendosi kandidaturën për deputete në Gjirokastër, Elisa Spiropali  kandidaturën për deputete në Sarandë, pohojnë burimet e informacionit nga selitë rozë në jug të vendit , ndërkohë që Blendi Klosi nuk do të kandidojë në Fier  dhe ish drejtori i UKF në Fier Salarjon Totaj do të kandidojë për deputet në Fier.

Se sa  do të rezistojnë këto kandidatura deri sa të vijë koha e zgjedhjeve  asgjë nuk është e sigurtë 100 % pasi dihet tashm shumë mirë që Kryeministri rama bënë lëvizje të minutës fundit

alb365

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/wahnaIexKS
10,432 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Skema e re e pensionit social, ja cilat janë kushtet për përfitimin.

     Tiranë - Skema e re e sigurimeve shoqërore, e cila hyn në fuqi në datën 1 janar 2015,...

Close