|E martë, Dhjetor 12, 2017

Një grek me origjinë shqiptare kryetar i Akademisë së Athinës. 

Arben LlallaKohë më pare kemi shkruar se ishin shqiptarët e Greqisë-arvanitasit ata që ndërtuan dhe themeluan Akademinë e Athinës. Janë me dhjetëra akademik grek që kanë origjinë shqiptare. Pak ditë më pare kryetar i Akademisë së Athinës u zgjodh një grek me origjinë shqiptare i quajtur Dhimitër Nanopulos.

Dhimitër Nanopulos lindi në Athinë më 1948. Gjyshi i tij quhej Dhimitër Naka dhe mbiemri Nanopulos e ka marë pasi u bë shtetas i Greqisë. Dhimitër Naka është nga fshati Selcë të Lunxhërisë, 30 km nga Gjirokastra. Dhimitër Naka përket etnitetit kulturor vllehe. Vllehët janë shumë të afërt me shqiptarët se sa me etnitetet e tjera në Ballkan. Asnjëherë nuk ka dallim midis një vllehu dhe një shqiptar. Ndërsa në Greqi vllehët janë të shkelur ashtu si pakicat e tjera. Vllehët për arsye fetare dhe ekonomike i identifikojnë si grek, por në të vërtetë ata kanë dhënë shumë për ekzistimin e gjuhës, kulturës dhe etnitetit kombëtar shqiptar. Janë me qindra vlleh që janë vrarë nga grekët përse ata flisnin dhe përhapnin gjuhës shqipe.

Gjithnjë për Dhimitër Nanopulos është dyshuar se është arvanitas nga Peloponezi (Morea), ndërsa vetë kryetari i Akademisë së Athinës ka deklaruar se është vlleh nga Jugu i Shqipërisë. Pyetjet rreth origjinës së kryetarit të Akademisë së Athinë janë të shumta si: Nëse gjyshi i tij, Dhimitër Naka do ishte grek përse Greqia do t’ia ndryshonte mbiemrin nga Naka në Nanopulos? Tashmë është e njohur botërisht që Greqia u ndryshon emrat dhe mbiemrave të huajve para se ata të marrin shtetësinë greke, kjo është një metodë e njohur për shqiptarët.

Kryetari i Akademisë së Athinës Dhimitër Nanopulos duhet ta dijë se nga fshati i gjyshit të tij, Selcë të Lunxhërisë kanë dalë shumë patriotë shqiptar, ndërta drejtori i shkollës shqipe të Korçës 1887, Pandeli Sotiri.

10850591_1000229906657721_317745531_n

alb365.com/lajm

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Operacioni ‘Patriot’ gje dy tenxhere me presion të mbushura me valutë (fotot)

Tiranë - Vijon operacioni i koduar “Patriot”...

Close