|E shtunë, Janar 20, 2018

Një person gjendet i plagosur në rrugë 

Elbasan – Një person është gjetur i plagosur rëndë në rrugën Librazhd-Përrenjas, dhe dyshimet paraprake të policisë janë që burri të jetë aksidentuar nga ndonjë automjet, dhe të jetë braktisur pa i dhënë ndihmën e parë.

Personi i seksit mashkull, ende i paidentifikuar nga uniformat blu, është transportuar në spital. Ai u gjet me plagë në kokë dhe në fytyrë në mes të rrugës në fshatin Xhyrë.

Policia ka shkuar në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Përmbarimi ‘troket’ tek ARMO për borxhin 5 milion euro

Kompanitë në marrëdhënie kontraktore me...

Close