|E hënë, Shkurt 19, 2018

Një vit pa Vaçe Zelën . 

157541U largua nga jeta një vit më parë, por Vaçe Zela prapë di të rikthehet. Mjafton të dëgjosh një këngë të regjistruar të saj, mjafton vërtet për ta ndjerë pranë. Vaçe Zela ndërroi jetë në Bazel të Zvicrës në moshën 75-vjeçare, duke hyrë data 6 janar 2014, rreth orës 01:20. Shuarja e yllit të këngës shqiptare solli befas dhimbjen, trishtimin e nostalgjinë e thellë tek të gjithë shqiptarët.

Pak ditë më vonë me një nga ceremonitë më madhështore të bëra ndonjëherë për personalitetet shqiptare dhe me lule të bardha e këngë u nderua në tokën shqiptare, Vaçe Zela, në diten e lamtumirës për në banesën e fundit. Me duartrokitje dhe me lot në sy, u përcoll trupi i pajetë i këngëtares së madhe shqiptare, nderësa jehona e zërit ët saj pushtoi Tiranën.Dhe atë ditë për të përligjur dashurinë e madhe që i rrëfyen shqiptarët, Vaçes iu dha lamtumira me tingujt e këngës së Whitney Houston: “I always love you”.

Fama  e Vaçe Zelës i kapërceu kufijtë e Shqipërisë. Edhe pse vendi ynë ishte i izoluar nga bota në diktaurën komuniste në Paris e krahasonin me këngëtaren e madhe franceze, Edit Piaf. Në Itali e krahasonin me të madhen Mina. Ajo është e përfshirë në librin e 500 personaliteteve më me shumë influencë në botë, e vetmja shqiptare që mori këtë çmim nga Instituti i Biografive në Amerikë.

Gjatë karrierës në atdhe, për yllin e muzikës shqiptare do të vinin njëri pas tjetrit çmime të shumta. Këngët “Çelu si mimoza”, “Djaloshi dhe shiu”, “E dua vendin tim”, “Ëndrra ime”, “Lemza”, “Nënave shqiptare”, “O diell i ri”, “Sot mbusha 20 vjet”, “Të lumtur të dua” e shumë të tjera do të mbeteshin në fondin e artë të muzikës së lehtë shqiptare. Ndërsa çmimet që do të shkonin për këngëtaren janë të panumërta.

Ajo ka marrë titullin “Artiste e Merituar” në ’73-shin, “Artiste e Popullit” në ’77-n, “Mjeshtre e madhe e punës”, “Qytetare nderi e Lushnjes”, po në qytetin e lindjes. Kinoteatrit iu vu emri i saj dhe u ngrit një bust, presidenti Alfred Moisiu i akordoi “Nderi i Kombit”, ndërsa u shpall  edhe “Qytetare Nderi” e Qarkut të Fierit. E lindur në Lushnje, më 7 prill 1939, ajo do të këndonte që e vogël në aktivitetet e ndryshme që organizoheshin në qytetin e saj, ku u zbulua si talent për të qenë pas kësaj pjesë integrale e të gjitha festivaleve të muzikës në Radio dhe më vonë në Radio-Televizion, prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 deri në vitin 1981, kur u largua nga skena si fituese e Çmimit të Parë. Por ajo pati një kontribut të rëndësishëm dhe në muzikën e filmit, në të cilin ka interpretuar shumë këngë, pjesë të muzikës së filmave.

Çmime të tjera ka marrë edhe jashtë Shqipërisë, si Diskun e Artë nga Amerika. Për kontribut në shoqëri në vitin ’97, është zgjedhur Gruaja e Vitit ’97-98 në Kembrixh të Anglisë, “Mikrofoni i Artë”, nga Ministria e Kulturës e Kosovës, “Çmimi i karrierës” e shumë të tjera. Ndërsa Instituti Biografik Amerikan e rreshton në botimin e tij ndër 500 njerëzit më me influencë. Viti 1991 do të shënonte ngjitjen e fundit në skenë për të, pikërisht në Zvicër, në një koncert për shqiptarët që jetonin atje.

Ndonëse e larguar prej 13 vjetësh në Zvicër, ku Vaçe Zela jetonte me bashkëshortin e saj, Pjetër Rodiqi dhe vajzën, Irma (studenteja e shkëlqyer të ekonomikut dhe më pas pedagoge që punon në Institutin e Statistikave në Zvicër). Shëndeti i saj nuk ishet i mirë dhe duhej të kurohej atje, por rikthimi në Shqipëri, mbeti dëshira më e madhe për Vaçen. E toka shqiptare që ajo e deshi aq shumë e mbështolli me dashuri të madhe, që u rrëfye një vit më parë në atë ceremoni mbarëkombëtare e të jashtëzakonshme. Prej kohësh Vaçe Zela, për shkak të sëmundjes së saj mungoi fizikisht në aktivitetin muzikor, teksa mbeti e mbetet përjetësisht zëri i jashtëzakonshëm i këngës shqiptare. Vaçe Zela gjithnjë do të kujtohet, se ajo di të rikthehet. Mjafton të dëgjojmë këngën e saj.

157654Vendlindja, Aktivite në Lushnje për Vaçe Zelën
Në përkujtim të 1-vjetorit të largimit nga jeta të artistes së madhe Vaçe Zela, janë kryer homazhe në kinoteatrin e qytetit të Lushnjes, i cili mban edhe emrin e këngëtares. Familjarë, të afërm, kreu i bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe, nënprefekti Ilir Dervishi si dhe drejtues të tjerë vendorë kanë marrë pjesë në homazhet për nder të artistes së madhe. Homazheve i janë bashkangjitur qytetarë të shumtë lushnjarë, por edhe nga rrethet e tjera. Shumë nortalgji e dashuri është shprehur dje në vendlindjen e këngëtares së madhe, e cila një vit më parë ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare në shtëpinë e saj në Basel të Zvicrës, më 6 shkurt të vitit 2014.

Mike Bongiorno, çfarë thoshte në Rai për Shqipërinë dhe Vaçe Zelën!
Aktori i madh Astrit Çerma shkroi në FB disa kujtime të vetat për këngëtaren, legjendën tonë Vaçe Zela:
“Më kujtohet në ato vite kur u vendosën televizorë nëpër ndërmarrje e institucione, ne në institutin e Arteve ndiqnim pothuajse çdo natë RAI-n.
Një natë, i madhi i asaj kohe Mike Bongiorno, në një nga programet që drejtonte dhe, që në mos gabohem, quhej “Pyetje për të gjitha”, bëri 3 pyetje që çuditërisht kishin lidhje me Shqipërinë.
– Cila është ajo krahinë në një vend europian, nga e cila unë kam “vjedhur” mbiemrin…?

U thanë shumë e shumë përgjigje por të tëra të gabuara.
Ne fund Mike Bongiorno dha përgjigjen e saktë:
– Është krahina “Mirdita” në Shqipëri.

– Kush është përkthyesi me i madh i Shekspirit për kombin e vet?
U tha për një gjerman, për një anglez nga anglishtja e vjetër, për një…
Mike Bongiorno:
– Jo, jo…Është shqiptari Fan Noli…
Dhe përmendi si shembull monologun e famshëm të Hamletit si dhe vargjet:
“Thuaj yjet s’janë zjarr..

Thuaj bota u shua..
Thuaj jeta është varr..
por mos thuaj qe s’të dua”…
Ai shtoi: – Ky nuk është përkthim, është krijim i Fan Noli.
Vete Shekspiri do ta kishte zili..

Pyetja e trete kishte të bënte me këngëtaren e madhe të asaj kohe Caterina Caselli dhe me këngën hit të saj “Giovane, giovane”..
– Cila nga këngëtaret në botë do ta këndonte këngën “Giovane” me bukur se Caterina Caselli …?

Përgjigjet ishin rreth një niveli këngëtarësh që tronditnin skenat e botës,
por Mike Bongiorno vazhdimisht i hodhi poshtë deri sa shpërtheu:
– Këngëtarja që do ta këndonte më bukur këtë kënge është shqiptarja Vaçe Zela!
Salla mbeti… Një qetësi e çuditshme..

Mike Bongiorno në atë qetësi shtypi butonin e magnetofonit dhe ne sallë shpërtheu “Esperanca”… ..
Ajo qetësi e çuditshme në të gjithë auditorin,
për të gjithë te ftuarit dhe më tej e më tej deri tek ne që e ndiqnim nga ekrani u kthye ne qetësi… engjëllore.

…..Këndonte Vaçe Zela…

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Barack Obama
Obama : ‘Ne besojmë në krijimin e 2 shteteve’

USA - Presidenti i Shteteve...

Close