|E premte, Qershor 23, 2017

Një i vrarë dhe 9 të plagosur në USA 

USA – Atmosferën e festave në New Orleans të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e prishën disa të shtëna me armë, të cilat i kushtuan jetën një personi dhe plagosën 9 të tjerë.

Askush nuk e di ende përse agresori hapi zjarr në një nga rrugët më të famshme të qytetit, Bourbon, lagjen historike franceze.

Tashmë policia ka vënë në pranga 2 persona, njëri prej tyre është pjesë e të lënduarve.

Prezenca e policisë në zonë ishte e madhe në kohën e incidentit pasi po zhvillohej një lojë futbolli dhe ata po monitoronin situatën.

“Ajo që ne dimë deri tani është se personat të cilët u kthyen në objektiv të këtij sulmi ishin nga mosha 20 deri në 37 vjeç. Dy femra, tetë meshkuj, njëri prej të cilëve ndërroi jetë në spital. Ne nuk kemi informacion të metejshëm mbi atë që ka ndodhur. Zona është më e preferuara për turistët pasi ndodhen lokale dhe dyqane të shumta. Ky është incidenti i dytë që ndodh në më pak se tre vjet. Në qershor të vitit 2014, një studente humbi jetën dhe nëntë persona të tjerë u plagosën rëndë pasi ranë pre e një sulmi me armë zjarri rreth pesë blloqe larg incidentit aktual”, u shpreh Michael Harrison.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Dy taksa të reja për makinat.

     Tiranë - Dy taksa të reja priten t’ju shtohen qytetarëve. Taksat e reja do të jenë për automjetet dhe...

Close