|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Norvegjia kërkon punonjës me 4500 euro në muaj, ja profesionet 

Norvegjia ka nevojë për inxhinierë, mësues (sidomos ata të shkencave natyrore), mjekë dhe infermierë, shoferë autobusësh, kuzhinierë dhe kamerierë.

Zyra evropiane për punësim, EURES, ka publikuar raportin ku thuhet se punëtorëve në profesionet e përmendura më lart, u ofrohet paga mujore prej 4.500 euro.

Sipas raportit të EURES-it, Norvegjisë i mungojnë ekspertët për mekanikë, elektronikë, automatikë, hidraulikë dhe ata që kanë të bëjnë me instalimet dhe furnizimin me ujë.

Po ashtu kërkohen edukatorët për të punuar me fëmijët parashkollorë, psikologët dhe shoferët e taksive, raporton B92, transmeton Telegrafi.

 Kompanitë në Norvegji që kërkojnë inxhinierë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, ndër të tjera janë: “Aker” “Solutions”, “FMC Technologies”, “Statoil”, “National Oilwell Varco”, “Kvaerner”, “Kongsberg Gruppen”, “Aibel”, “Roxar” i “Fabricom”.

Raporti i EURES-it thekson se qëndrimi në Norvegji kërkon lajmërimin për leje qëndrimi për një periudhë prej tre muajsh, në stacionin e policisë lokale në vend, apo pasi shtetasit e huaj gjejnë punën e përshtatshme. I huaji mund të qëndrojë për gjashtë muaj në Norvegji, derisa të punësohet.

Studimet tregojnë se kushtet e punës në Norvegji janë ndër më njerëzoret në botë. Punëtorët lidhin kontratën me shkrim që përfshin tre deri gjashtë muaj punë prove, para se të firmoset kontrata afatgjate. Paga jepet çdo muaj, ndërsa punonjësit do të punojnë 7.5 orë në ditë, me një maksimum prej 40 orëve në javë. Punonjësit kanë mesatarisht 25 ditë pushimi të paguar, ndërsa të gjithë ata mbi moshën 30 vjeçare kanë 30 ditë

Add a Comment

%d bloggers like this: