|E diel, Qershor 25, 2017

Nuk deklaruan pasurite , gjobiten 117 zyrtare. 

   Tirane – Inspektorati i Laildkp1rtë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) ka konstatuar 117 zyrtarë të niveleve të ndryshme të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private “Para Fillimit në Detyrë” dhe “Pas Largimit” për vitin 2013 dhe 2014.

Për mosdeklarim periodik apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, këta zyrtarë janë dënuar me gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë Lekë” pasi rezultuan të mos kenë dorëzuar deklaratën e interesave private.

ILDKPKI thotë se ka njoftuar zyrtarin subjekt deklarimi, si dhe institucionin epror.

Inspektorati i Lartë u bën me dije subjekteve deklarues ndaj të cilëve u mor masa administrative “gjobë”, që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal.

Në çdo rast, Inspektorati i Lartë thotë se do të vijojë me ndjekjen në dinamikë të çdo rasti për të cilin u aplikua masa administrative gjobë, deri në paraqitjen e kallëzimit penal pranë organit të akuzës.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Nga Jugu në Veri shkoni të votoni https://t.co/8YlKsInYNJ https://t.co/YG8jGHwAxV
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Konsumoni djath për një jetë të shëndetshme

Të hash shumë djathë mund të jetë çelësi i një jete të shëndetshme. Një studim i Universitetit të Kopenhagës zbuloi...

Close