|E hënë, Korrik 24, 2017

Numri i përdoruesve të drogës dyfishohet 

Përdorimi i drogës dhe substancave tjera narkotike vazhdon të jetë një problem shqetësues dhe mjaft i përhapur në Kosovë.
Madje vitet e fundit përdorimi i tyre është dyfishuar.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë vetëm për vitin 2016 ka identifikuar 1166 raste të përdorimit të substancave narkotike, ku prej tyre 1 mijë e 51 janë shqiptar, 12 serb dhe 103 janë të tjerë, shkruan Indeksonline.

Se numri i përdoruesve të këtyre substancave është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar, tregojnë statistikat e Policisë për dy vitet e fundit.

Përderisa në vitin 2015 kanë qenë 594 përdorues të drogës meshkuj, ky numër është rritur dukshëm në vitin 2016 ku janë identifikuar 1166 raste që policia ka konfiskuar substanca narkotike dhe ka arrestuar persona.

Mirëpo, jo vetëm meshkujt janë përdorues të tyre. Edhe femrat janë përdoruese mirëpo dukshëm më pak, ku në vitin 2015 janë arrestuar 20, ndërsa në vitin 2016, ky numër është rritur në 40.

Sa i përket asaj sa a kultivojnë apo posedojnë më shumë, nga të dhënat e Policisë së Kosovës, del të jetë posedimi më i madh.

Me trafikim të substancave narkotike kanë qenë 198 raste ne vitin e kaluar, ndërsa me posedim 799 raste, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, edhe kultivimi i tyre është rritur nder vite. Në vitin 2015 rastët ku është zënë kultivimi i drogave ka qenë 41 ndërsa ky numër është rritur në 85 raste në vitin 2016.

Sa i përket llojeve të drogës me të konsumuara, ato kanë ndryshuar ku disa prej tyre janë rritur.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Sali Berisha shpartallon grupin anti-Basha. https://t.co/R9r2HMsCIB https://t.co/JPBARzCxsh
11,311 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Euro, niveli më i ulët në 9 vite

Pas rënies së vazhdueshme prej disa ditësh, euro arrin nivelin e132.15 lekë nu kursin e këmbimit. Presidenti i eksportuesve shqiptarë...

Close