|E enjte, Maj 25, 2017

Nxënës e prindër të fshatit Daullas në protestë për rrugën (video) 

Fier – Nxënës dhe prindër të fshatit Daullas të njësisë administrative Qendër në Fier e kanë nisur mëngjesin e kësaj të hënë me protestë.

Shkak i protestës është bërë infrastruktura rrugore. Sipas tyre rruga është shumë e keqe, me plehra gjithandej si dhe mungon një autobus për të çuar fëmijët në shkollë.

Protestën e banorëve dhe nxënësve e ka ndjekur nga afër edhe kryeadministratori I bashkisë Fier Florian Mucaj , Ai ka debatuar me banorët dhe sekretarin e PD Emiljano Mone që ishte në krah të protestuesve. Mucaj u ka thënë banorëve  se përse nuk janë ankuar për problemet e tyre

Nxënës shkollash kanë pohuar se dikur autobuzi ka funksionuar për nxënësit e shkollës pasi ata nuk mund të ecin në këmbë  afro 3-4 km për të shkuar në shkollë aq më keq kur po vjen stina e dimrit dhe rruga është shumë e keqe

Protestuesit pohuan se mbrëmë vonë deputeti i zonës dhe persona të tjerë kanë shkaur në familje  të banorëve dhe u kanë thënë që të mos dilnin sot në protestë. Edhe gropat me çakull janë mbushur dje pasdite vonë, pohuan ata. Protestuesit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të kësaj situate.

Burime nga bashkia e fierit kane bere me dije se qe te enjten nga ana e bashkise se fierit eshte arritur nje marrveshje mes kesaj te fundit dhe firmes kontrakturse te bypass qe kjo e fundit te bej edhe mirembaajtjen e aksit rrugor. Duke qene se automjetet e tonazhit te rende shfytrzoje kete aks dhe per pasoj ka edhe amortizim, do te jete pikerisht kjo firme ajo qe do te investoj per shtrimin e rruges dhe mirembajtjen e aksit. Persa i perket nxenesve te shkolles dhe transportit te tyre, po te njejtat burime kane bere me dije shume shpejt mbyllet faza e tenderimit, brenda te gjithe normave ligjore, nga ku do te shpallet edhe fituesi qe do te mundesoje levizjen e nxenesve dhe jo vetem, drejt qyetetit te fierit dhe anasjelltas. per sa i perket nxenesve cdo pagese eshte kryer sipas legjislacionit ne fuqi. Nuk ka asnje pagese te prapambetur. Ajo qe diskutohet, dhe eshte ne proces eshte autobuzi urban qe do ti sherbeje zones. Fier-Daullas-Grecalli-Mujalli

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arti i rrugës po i jep një prespektivë botës (fotot) https://t.co/69iffwWwc4 https://t.co/VY7dH30yBB
11,305 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
SKANDALI/ Mbledhja e firmave për vetting-un, një person firmos disa herë

Fier -  Askush nuk mudë të përbaltë dhe nuk mund të imponojë procesin e mbledhjes së firmave për vetting-un. Qytetarët...

Close