|E shtunë, Janar 20, 2018

Nxënësit ‘Flatristë’ mysafirë tek kryebashkiaku Subashi (fotot) 

Fier – Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi ka pritur sot një ngup nxënësish të shkollës jopublike Flatrat e Dijes të shoqëruar nga mësuesi i tyre, të cilët kanë prezantuar nismën më të re në shërbim të qytetit.

Në formën e një projekti ata kanë kërkuar mbështetjen e Bashkisë për ndërtimin e një miniparku, që do të plotësohet me sipërfaqe të gjelbëruara nga vet të rinjtë, si një shembull dhe mesazh për të gjithë qytetarët që e duan qytetin e tyre dhe mund të kontribuojnë për të. Duke falenderuar për nismën nxënësit, stafin pedagogjik dhe drejtuesit e kësaj shkolle, Kryetari i Bashkisë është shprehur: “Ky është një gjest mbreslënës që nis prej jush dhe jam i bindur që do të përqafohet edhe nga shumë institucione të tjera arsimore dhe jo arsimore. Është një mesazh i fortë dhe shumë i bukur. Nëse të gjithë kontribuojmë sado pak sot, e ardhmja padyshim do të jetë shumë herë më e bukur dhe e sigurt nesër edhe për brezat që vijnë”. Ndërkohë nga ana e Bashkisë Fier do të përzgjidhet një vend i përshtatshëm për ndërtimin e këtij miniparku, që do i hapë rrugë zhvillimit të projektit të këtyre të rinjve. 

alb365

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Qeveria si Shoqata e Poetëve të Vdekur!

Nag BEN BLUSHI    Në...

Close