|E premte, Gusht 18, 2017

Nxenesja kapet duke kopjuar , var veten. 

Shkolla    USA – Një nxënëse në një shkollë të mesme në New York, ka kryer vetëvrasje pasi është kapur duke kopjuar në testin e gjuhës gjermane. Omotayo Adeoye, 17-vjeçare, është kapur duke shikuar telefonin e saj gjatë testit në Shkollën e Mesme të Harlemit.

Pasi është qortuar nga mësuesja adoleshentja e turpëruar ka vrapuar duke qarë dhe është mbyllur në banjën e shkollës më pas nuk është kthyer më në klasë. Dëshmitarët kanë thënë se e kanë parë 17-vjeçaren duke ia dhënë sendet e saj një të panjohuri dhe më pas është hedhur në Lumin Hudson. Trupi i saj nuk është gjetur ende nga autoritetet vendëse.

Neë York Post shkruan se incidenti i rëndë ka ndodhur në pasditen e së enjtes kur mësuesja e Adeoyes, Eva Malikova, e ka parë vajzën duke kopjuar dhe i ka marrë telefonin celular.

Një shok i klasës i Adeoyes ka thënë se Malikova i ka bërtitur 17-vjeçares: “Oh, s’bën të kopjosh! Ju fëmijë s’bën të kopjoni! Kështu vetëm po e mashtroni veten!”. Kur Adeoye ka nisur të qajë dhe ka kërkuar falje, mësuesja i ka thënë: “Oh, e di që s’je penduar. Nuk je e sinqertë!”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gjermania kthen emigrantë drejt Austrisë

Gjermani - “Numri u përditshëm i migrantëve të kthyer ka arritur nga 60, në muajin dhjetor, në 200 që prej...

Close