|E premte, Dhjetor 15, 2017

Obama këshillon Tsipras: Bëj pushim pas fushatës dhe elemino thinjat . 

OBAMAShtetet e Bashkuara të Amerikës duket se do të rimarrin edhe një herë Greqinë në mbrojtje për të kapërcyer situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e sapozgjedhur të Greqisë, Aleksit Tsipras të cilit veç mbështetjes i ka dhënë edhe disa këshilla.

Obama mësohet se i ka oftuar Tsiprasit ndihmën e SHBA për qeverinë grekë për ti shpëtuar politikave të kursimit, ndërsa ka siguruar Kryeministrin grek se mbështetja do të konkretizohet përmes bashkëpunimit më të mirë të Ministrive të Financave të dy vendeve, raporton Oranews.

Duke iu referuar situatës me të cilën përballet Greqia, Presidenti i SHBA i ka drejtuar një thirrje të fortë edhe Bashkimit Europian. Ai ka nënvizuar se Europa duhet ti kalojë politikat e kursimit, siç ka bërë edhe SHBA dhe të adoptojë një axhendë zhvillimi.

Por krahas mbështetjes në aspektin shtetëror dhe duke i njohur barrën e marrë që ka marrë mbi shpatulla, Obama i ka ka dhënë edhe disa këshilla personale Kryeministrit të sapozgjedhur grek.

Obama ka thënë që të marrë një pushim pas fushatës zgjedhore në mënyrë që të evitojë thinjat, siç atij i ndodhi vetë gjatë mandatit të parë.

Por Tsipras raportohet ti ketë thënë Presidentit amerikan se në “kushtet ku ai ndodhet e ka të vështirë të marrë pushime”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Stuhia shkatërronë 3 mijë pisha në pyllin e Semanit (fotot)

  Fier - 3 mijë pisha kanë...

Close