|E enjte, Qershor 22, 2017

Obama, Putin, Merkel dhe Hollande takohen ne Kane. 

Barak-Obama   Kane – Presidenti francez, François Hollande, zhvilloi homazhet e kombit për 20 mijë viktimat civile, për familjet franceze që u përballën me kaosin dhe breshëritë e armëve gjatë Betejës së Normandisë, gjatë ceremonisë së parë të 70-vjetorit të Zbarkimit aleat.

Bëhet fjalë për mirënjohje zyrtare për rreth 20 mijë të vdekur mes 6 qershorit dhe 22 gushtit 1944. Ky rajon u çlirua përfundimisht nga nazistët vetëm në 12 shtator.

“Dëshiroj që sot, në 70-vjetorin e përkujtimeve, që homazhet e kombit të mund t’i drejtohen të gjithë civilëve dhe ushtarakëve”, deklaroi shefi i shtetit gjatë një fjalimi para Memorialit të Kanës.

Liderët e globit, mes të cilëve edhe presidenti amerikan, Barack Obama dhe ai rus, Vladimir Putin, si dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, François Hollande janë sot bashkë sot në plazhin e Normandisë për të nderuar ushtarët që morën pjesë në këtë Zbarkim 70 vite më parë.

TAKIM PUTIN-MERKEL PARA CEREMONIVE TË 70-VJETORIT TË ZBARKIMIT 

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë zhvilluar bisedime në një hotel në Deauville në Normandi, para se të fillonin ceremonitë e 70-vjetorit të Zbarkimit aleat, sipas disa gazetarëve.
Dy krerët pritet të bisedojnë kryesisht mbi çështjen e Ukrainës, dy muaj pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, ndërkohë që autoritetet ukrainase kanë pësuar humbje të reja në lindje të vendit përballë separatistëve prorusë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Qarku Fier gati të shkojë në votim https://t.co/RwuFVYKxIg via @wwwalb365com
11,397 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bomba ra nga makina e Nuredin Sulit, i vranë vëllanë para 3 vjetësh

Tiranë - Bomba në qendrën tregtare Kristal, ra nga makina e Nuredin Sulit, një biznesmen nga Fieri. Nuk dihet ku...

Close