|E enjte, Qershor 29, 2017

Obama – Do të komentojë punën e Trump 

Obama thotë se mund të komentojë punën e Trumpit pasi të lë Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka thënë se ai pasi ta përfundojë mandatin në muajin janar, do të flas për çështje të ndryshme pasi e ndjen se pasardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump kërcënon themelore amerikane.

Sipas një tradite të krijuar, ish-presidentët në Amerikë, kanë pasur tendencë që pas përfundimit të mandatit të tyre presidencial të shmangin komentet për pasardhësit e tyre.

Duke folur në konferencën për media në samitin Apec në Peru, Obama tha se ai synon që ta ndihmojë Trumpin dhe t’i jap atij kohë që të përcaktojë vizionin e tij për vendin.

Por Obama shtoi se si një qytetar i amerikan, ai mund të flas publikisht për çështje të caktuara.

“Unë dua që të respektojë zyrën dhe t’i jap presidentit të sapozgjedhur mundësinë për të parashtruar platformën e tij dhe argumentet e tij”, tha Obama.

Por, ai shtoi se në qoftë se ndonjë çështje vë në diskutim “vlerat tona themelore dhe idealet tona, dhe në qoftë se unë mendoj se është e nevojshme dhe e dobishme që të mbroj ato ideale, kur të vije ajo kohë do ta shqyrtojë këtë gjë”, u shpreh Obama.

Presidenti Obama e ka përshkruar veten e tij si një “qytetar amerikan që përkujdeset shumë për vendin tonë”.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shendëtësia dhe dështimi i sajë

Nga MARJON GORICA -  Tepër i indinjuar nga një sitatë jo normale në sistemin shëndetësor në këtë vend, ashtu si...

Close