|E hënë, Maj 22, 2017

OKB – Kosova dhe Serbia zgjidhje urgjente për të shpërngulurit 

Duke u bazuar në një vizitë pesëditore në Kosovë e Serbi, një ekspert i të drejtave të njeriut nga Kombet e Bashkuara ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës të gjejnë një zgjidhje urgjente dhe të qëndrueshme, për qytetarët që janë shpërngulur gjatë luftës para 17 viteve.

“Një zgjidhje e qëndrueshme për të shpërngulurit e brendshëm duhet të jetë një opsion i hapur për ta dhe duhet të jetë diçka e shkëputur nga procesi politik”, ka thënë raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut të personave të shpërngulur, Chaloka Beyani, në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Komisionerit të lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së (OHCHR).

“U sugjeroj autoriteteve atje që të marrin parasysh urgjentisht kërkesat dhe të shohin nevojat e personave të shpërngulur brenda vendit”, ka thënë ai, duke bërë me dije se nuk zgjidhet problemi vetëm me rikthimin në shtëpitë e tyre.

Sipas UNHCR-së janë ende më shumë se 88 mijë persona që janë shpërngulur brenda vendit në Serbi dhe më shumë se 16 mijë të tillë në Kosovë, e sipas këtij publikimi atyre duhet t’u gjendet një zgjidhje e qëndrueshme.

Eksperti i OKB-së për të drejtat e njeriut shprehet gjithashtu i shqetësuar për kushtet në të cilat jetojnë këta njerëz, sidomos ata që u takojnë komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

“Këtyre personave duhet t’u plotësohen disa kërkesa specifike, sidomos në të drejtën e tyre për të pasur qasje në shtëpitë e dikurshme, në punësim, shërbim shëndetësor dhe edukim”, thotë Beyani, duke shtuar se këto problematika duhet të adresohen si diçka vërtet emergjente.

Raportuesi special vë në dukje se ka edhe probleme të tjera, si sundimi i ligjit për pronat dhe uzurpimi i pronave. Sipas ekspertit të OKB-së, zgjidhja e këtij problemit duhet të bëhet një nga temat kryesore për Serbinë e Kosovën në bisedimet e tyre në Bruksel, shkruan TopChannel

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rrethi çiklistik, policia merr masa https://t.co/yG7jBAk5wZ https://t.co/kvCkHFpulu
11,451 people follow ALB365
Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP Twitter Pic jacobnie Twitter Pic INBUEX Twitter Pic DPtw09
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Zaimina ish të dashurit…e provojnë sërish?!

Zaimina Vasjari rikthehet në krahët e ish-të dashurit. Lajmin e konfirmojnë për revistawho.com burime pranë këngëtares seksi, e cila duket...

Close