|E enjte, Janar 18, 2018

OKB takim urgjent, dënohet veprimi i Koresë së Veriut 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar lancimin e raketës së  fundit të Koresë së Veriut, duke u zotuar se do të marrë  masa në përgjigje të shkeljeve që Peniani po u bën rezolutave të Kombeve të Bashkuara.

Ambasadori i Venezuelës, njëkohësisht Presidenti i Këshillit Rafael Dario Ramirez Carreno deklaroi se anëtarët e Këshillit të Sigurimit dënojnë forcërisht këtë veprim, të cilin e kosnideroi shkelje serioze të rezolutës së Këshillit të Sigurimit.

Kurse Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Samanta Poëer tha se Koreja e Veriut do të përballet me pasoja të rënda pas shkeljeve të fundit, duke shtuar se vendi i saj bashkë me Kinën kanë filluar diskutimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut për testin e bombës atomike.

Më herët Koreja e Veriut njoftoi se ka hedhur në orbitë satelin e paralajmëruar prej ditësh, gjë e cila ndezi reagimin e ashpër tek ndërkombëtarët.

Autoritetet e Penianit njoftuan se sateliti hyri në orbitë vetëm 10 minuta pas lëshimit nga qendra e hapësirës në Sohae, ndërsa paralajmëruan se të tjerë do të hidhen në të ardhmen.

Edhe në fillim të këtij viti, Korea e Veriut shkaktoi një valë kritikash ndërkombëtare pas testit të katërt të bombës bërthamore, ndërsa analistët koreano-jugor kanë paralajmëruar se qeveria e Penianit mund ta përdorë këtë bombë në prag të festimeve të ditëlidnjes së diktatorit korenao verior që është më 16 shkurt.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rikthehen në trtend tatuazhet poshtë gjoksit

Pse tatutë e dekoltesë poshtë...

Close