|E premte, Korrik 28, 2017

Olli: Veliaj i ka dhënë fondet klientëve të tij pa konkurs, të hetohet 

Në kulmin e debatit për ligjin e mbetjeve, Partia Demokratike akuzon kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, se i ka dhënë kompanisë së klientëve të tij, fondin për pastrimin e Tiranës.

Sipas PD, prokurimi është dhënë në shkelje të plotë të ligjit, pa konkurim dhe pa tender.

Olli: Media ka zbuluar se Veliaj jo vetëm i bën tenderat pa garë, pa konkurim, por del se fituesi i paracaktuar prej tij ka falsifikuar dokumentet.Prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast, por një zbardhje e plotë e rrethanave do të ishte në interes të publikut, për të kuptuar se si një operatori me dokumenta false i jepen 1 miliardë e 200 milionë lekë. Prokurimi është bërë me 22 shkurt të këtij viti dhe i është dhënë firmës Ecologica Albania, me negocim, pa tender, pa garë, pa shpallje. I gjithë fondi i jepet mikut të Erion Veliajt edhe pse është shumë më tepër se fondet e nevojshme për pastrimin e asaj zone të Tiranës. Miku i Erionit merr taksat e qytetarëve të Tiranës dhe paraqitet në Bashki me letra false.

Kreu i këshilltarëve demokratë të Bashkisë, Leonard Olli, i bëri thirrje Prokurorisë të zbardhë këtë çëshjte, si dhe ftoi qytetarët e Tiranës për t’u bashkuar kundër Erion Veliajt.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama-drejtorëve të Hipotekave: Jepni dorëheqjen, keni një mal me akuza https://t.co/U9Umn4jVk4 https://t.co/nWjE6aKWSS
11,299 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Plazhi më i çuditshëm në botë. (fotot)

    Spanjë - Ky është plazhi më i çuditshëm që mund të keni parë ndonjëherë. Ka ujë të kripur...

Close