|E premte, Qershor 23, 2017

Olsi Çukaj: Pse vendosa të kthehem në Shqipëri e t’i bashkohem PAA 

Kandidati i PAA-së, Olsi Çukaj, i pesti i listës së Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, tregon arsyet pse u kthye në Shqipëri dhe angazhimin e tij në politikë me PAA-në.

I diplomuar në “Glion Institue of Higher Education”, Bulle, të Zvicrës për Administrim Biznesi në Hoteleri dhe Turizëm, Çukaj shprehet se si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë, do të jetë zëri i të gjitha shtresave të shoqërisë pa dallim, ndërsa evidenton problematikat që has bujqësia në qarkun e Fierit.

Zoti Çukaj, ju jeni një sipërmarrës i suksesshëm, përse vendoset t’i bashkoheni politikës?

Unë rrjedh nga një familje, e cila ka ngritur një biznes në Shqipëri në vitin 1992 në mënyrë shumë të suksesshme dhe sot të gjithë jemi krenarë për këtë punë të mrekullueshme që kemi arritur së bashku, si punëtorët, ashtu edhe familja ime. Kjo është arsyeja kryesore që vendosa t’i bashkohem politikës sepse e konsideroj politikën dhe ekonominë si dy shtyllat kryesore për të mirën e njerëzimit, në qoftë se me të udhëheqin njerëzit e duhur, dhe vlerësova që ky është momenti i duhur që të jap kontributin tim për vendin tim dhe në një model të ri, atë të politikës paqësore, progresiste, ku qytetari është i pari dhe politikanët të jenë në shërbimin e tyre.

Si janë marrëdhëniet tuaja me politikën dhe partitë politike në Shqipëri?

Në botën e qytetëruar ku demokracia funksionon partitë politike konsiderohen si pasuri kombëtare, sepse atë e përbëjnë të gjithë shtresat e popullsisë. Fatkeqësisht, Shqipëria ende është në fazën e tranzicionit dhe marrëdhëniet politike shihen si zyra punësimi, shfrytëzimi nga pjesa më e madhe e popullsisë. E them këtë me bindje sepse ky model i vjetër 27-vjeçar duhet të marrë fund. Marrëdhënia ime me politikën dhe partitë politike në Shqipëri, në gjykimin tim, sot më shumë se kurrë duhet të marrë një formë qytetarie. Partitë duhet të jenë më të hapura, më bashkëpunuese dhe në shërbim të qytetarit. Ka ardhur koha që të ndërtohet një urë bashkëpunimi midis këtyre dy palëve për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë mënyrës së vjetër të të bërit politikë.

Keni pasur oferta edhe nga parti të tjera për t’u përfshirë në politikë?

Pas mbarimit të studimeve në Zvicër vendosa të kthehem në vendin tim. Dëshiroja gjithmonë këtë eksperiencë të mirë ta sillja në jetë, edhe në vendin tim. Kisha dy mundësi pas kthimit nga studimet: a) Të punoja në biznesin e familjes, b) të bëhesha pjesë e politikës. Me bekimin e familjes dhe miqve vendosa të bëhesha pjesë e politikës. Edhe për shkak të formimit tim në fushën e turizmit dhe hotelerisë, gjeta veten te Partia Agrare Ambientaliste sepse çështja e kësaj force politike është bujqësia dhe mjedisi, të dyja të lidhura fort me turizmin dhe zhvillimin ekonomik. Pranova ftesën e PAAsë dhe z.Agron Duka për t’u bërë pjesë e kësaj force politike dhe sot jam këtu ku jam me opozitën e bashkuar, nën siglën e Partisë Demokratike.

Pse zgjodhët PAA dhe cili është programi i partisë suaj për zonën që ju përfaqësoni?

E thashë dhe më lart, për shkak të formimit tim në hoteleri & turizëm, zgjodha PAA sepse është parti çështje. Në objektivin e saj çështje kryesore ka bujqësinë dhe mjedisin. Programi dhe prioriteti i opozitës së bashkuar sa i përket zhvillimit rural është: konsolidimi dhe akreditimi i institucioneve, dhe përafrimi i legjislacionit me atë të Bashkimit Europian. Qarku i Fierit është hambari i prodhimeve bujqë- sore dhe blegtorale në Shqipëri. Fermerët dhe blegtorët e kësaj zone janë shumë punëtorë dhe kanë eksperiencë të shkëlqyer në kultivimin e perimeve, pemëve frutore, drithërave etj., por ata ballafaqohen sot me një problem shumë të madh, kostoja e prodhimit është shumë e lartë në krahasim me vendet e rajonit. Për të krijuar kushte më të mira duhet të merren disa masa, unë do të luftoj që fermerëve t’u krijohen disa lehtësira, të cilat në fakt janë të domosdoshme. Heqja e TVSH-së për inputet bujqësore, reduktimi i çmimit të karburantit, stabilizimi dhe bërja eficiente e rrjetit vaditës dhe kullues në këtë zonë, subvencionim (mbështetje financiare) duke aplikuar sistemin “pagesa për njësi”. Do të luftoj që të konsolidohen dhe të akreditohen nga BE institucionet siç janë: Agjencia e Pagesave dhe ISUV (Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë). Këto do të jenë politikat që do t’i shërbejnë dhe do t’i japin frymë fermerit dhe bujqësisë.

Si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë, do të jeni një zë i sipërmarrjes apo i fermerit, shtresave në nevoje, të rinjve?

Së pari, duhet të shpreh keqardhjen time me atë që kam parë gjatë gjithë kësaj fushate në zonën time elektorale dhe po ju them me përgjegjësinë më të lartë se në këto zona ora është ndalur. Shteti për 27 vite ka lënë në harresë totale këto zona. Si deputet i ardhshëm në Kuvendin e RSH do të jem zëri i të gjithë shtresave pa dallim. Këtë gjë kam bërë gjatë takimeve me qytetarët në këtë qark dhe u kam premtuar që nuk ka forcë të më ndalë që të realizoj me përpikëri programin e koalicionit që unë përfaqësoj. Program ky që iu jep njëherë e përgjithmonë zgjidhje problemeve 27-vjeçare të këtyre zonave, e që janë ujë për të pirë, rrugë, drita dhe me shumë kujdes i shtetit ndaj këtyre zonave. Axhenda ime si deputet do të jetë përkrah fermerëve, shtresave në nevojë, familjeve të jetimeve, rinisë dhe gjithë qytetarëve pa dallim.

Cilat janë objektivat tuaja në qarkun e Fierit? Sa deputetë do të marrë PAA?

Objektivi dhe qëllimi kryesor i opozitës së bashkuar, edhe për shkak të punës së madhe që është bërë jo vetëm gjatë kësaj kohe, por edhe për shkak të mos mbajtjes së premtimeve nga qeveria në ikje, janë shumë të mëdha dhe reale. Kudo që shkoj shikoj shpresë shumë të madhe për fitoren e opozitës më 25 qershor. Partia Demokratike bashkë me aleatët në qarkun e Fierit do të jenë fitues.

Alb365/panirama

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Versioni zyrtar i policisë për vrasjen dhe plagosjen e policëve

Gjirokastër - Policia e qarkut të Gjirokastrës jep versionin zyrtar të sulmit të ndodhur në Lazarat. Sulmi ka ndodhur në...

Close