|E premte, Shkurt 23, 2018

Operacion në zemër Gjikës, gjyqi në spital . 

157710Tiranë – Kryebashkiaku Shpëtim Gjika nesër do t’i nënshtrohet një ndërhyrje koronarografike në zemër, pasi sipas mjekëve shëndeti i tij vijon të jetë me probleme. Me kërkesë e familjarëve të tij, i arrestuari nga prokuroria e Vlorës, është transportuar gjatë ditës së djeshme nga spitali i Vlorës në drejtim të spitalit të burgut në Tiranë, ku është vizituar nga një mjek i spitalit Kardiologjik të QSUT-së.

Pas ekzaminimit të tij, mjeku ka këshilluar autoritet e spitalit të burgut që Shpëtim Gjika të mos trajtohej në këtë institucion por të shtrohej në repartin e kardiologjisë, për mbajtjen më nga afër në kontroll të gjëndjen shëndetësore. Nga ana tjetër familjarë e të afërm të Shpëtim Gjikës, kanë kërkuar që ai të transportohej në një spital privat, ku ata kishin zgjedhur Spitalin Amerikan, për shkak të mundësimit të paisjeve teknologjike dhe shërbimit mjekësor të specializuar. Shtrimi në këtë spital, ka shënuar ditën e dytë që Shpëtim Gjika ka qëndruar i shtruar në spital në gjëndje jo të mirë shëndetësore.

Shkak i kësaj situate, është bërë urdhëri i arrestit të lëshuar nga prokurorët Albert Kuliçaj dhe Ramadan Troci, i cili është ekzekutuar me shumë shpejtësi nga policia e Vlorës. Bashkë me Gjikën është arrestuar dhe biznesmeni Artur Haxhi dhe drejtoresha e Urbanistikës Dorjana Sulaj,të cilët po qëndrojnë të izoluar në dhomat e izolimit.

“I erdhi nga stresi”
Aktualisht Shpëtim Gjika, po mbahet në terapi intensive në Spitalin Amerikan në Tiranë dhe do të vazhdojë të qëndrojë në reanimacion, sidomos tani që do të operohet. Fillimisht mjeku kardiolog Bekim Jata, deklaroi për mediat se gjendja e Gjikës momentalisht është e stabilizuar pasi ndodhet në terapi intensive. Jata shtoi se gjatë orëve në vijim do të vendoset nëse Gjika do të ketë nevojë për një koronarografi. Sipas Jatës, në rastin e problemeve kardiake të Gjikës duhen mbajtur parasysh edhe faktorë të tjerë, si vdekja e nënës së tij në moshën 53-vjeçare nga të njëjtat probleme.

“Pas 24 orëve do të përcaktohet për intervenimin e tij, ndoshta do të shkohet deri tek koronarografia. Minimumi, 72 orë ai do të survejohet dhe më pas do të vendoset për kryerjen e koronarografisë. Ka disa faktorë që duhen pasur parasysh tek sëmundjet ishemike, e ëma e tij ka vdekur në moshën 53-vjeçare. Ai duhet ndjekur në reanimacion. Me terapinë intensive, gjendja e tij për momentin është e qetësuar. Kriza mund t’i jetë shkaktuar nga stresi i shtuar.”- tha mjeku Bekim Jata. Pak para mesnatës u mësua se mjekët vendosën që të sot paradite të kryejnë ndërhyrjen koronarografike në zemër, pasi situata e kryebashkiakut Gjika nuk ishte e mirë.

Gjyqi në spital
Qëndrimi të paktën për disa ditë në ambientet e Spitalit Amerikan, bën që prokuroria dhe gjykata të kërkojnë zhvillimin e seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në ambientet e spitalit, ku vijon të qëndrojë i shtruar Shpëtim Gjika. Pritet që masa e sigurisë ndaj kryebashkikut të Vlorës të zhvillohet ditën e sotme ose ditën e hënë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rreh puntorin e OSHEE, arrestohet

Lushnje - Godet punonjësin e OSHEE_së...

Close