|E mërkurë, Mars 29, 2017

Operacioni antidrogë kap 66 kg canabiss, arreston 2 shtetas , 2 të tjerë shpallen në kërkim 

Fier – Drejtoria Vendore e Policisë Fier finalizon 4 operacione antidrogë. Sekuestrohen në total 66 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa( e tharë).Asgjësohen me anë të djegies 868 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Fier – Sektori për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, finalizuan operacionet antidrogë të koduar “Çerveni” dhe “Pojani”.

1.Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, nga kontrolli që u ushtrua në fshatin Çerven, në stanin e shtetasit Sh.L, 46 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan 13 kg e 340 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e futur në dy thasë të mbështjellë me letër natribani.

Gjithashtu u gjetën dhe asgjësuan 92 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

2.Nga kontrolli i ushtruar në Pojan në banesën e shtetasit Z.B, 46 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan 52 kg e 660 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Gjithashtu në baçen e këtij shtetasi u gjetën të mbjella 51 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Policia ka shpallur në kërkim të dy autorët dhe po punon për kapjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 284 i Kodit Penal.

Patos U arrestua në flagrancë shtetasi Demiklajd Shatëri, 20 vjeç, banues në fshatin Plyk, Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit ne tokën e tij në fshatin Plyk u gjetën dhe asgjësuan 100 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Lushnje U arrestua në flagrancë shtetasi -Xhelal Mezini, 71 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në oborrin e banesës së tij i’u gjetën e asgjësuan 7(shtatë) bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Mallakastër Nga kontrolli i ushtruar prej efektivëve të policisë, në fshatrat Drizar, Kremenar, Ngraçie dhe Kraps u gjetën dhe asgjësuan 618 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: A janë kto 4 qarqet ku LSI pretendon të dal forcë e parë? https://t.co/zSpLnx5ed9 https://t.co/KXX6dZeWdr
4,194 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kallashit ja lypin për ditën e flamurit

Haxhia i Tetovës e fans i madh i Kallashit, serish i është lajmëruar valltares tashmë të njohur e të kërkuar...

Close