|E martë, Shtator 19, 2017

Operacioni policor “LAND” prangos 2 trafikantë hashashi (fotot) 

Fier – Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “LAND”. Sekuestrohen 25.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Arrestohen në flagrancë 2 autorët.

Operacioni  nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, duke përdorur metodat speciale të hetimit. Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe në vijim me anë të metodave speciale të hetimit, nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier u bë  finalizimi me sukses i operacionit antidrogë i koduar “LAND”,  ku si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit e mëposhtëm:

1.Artur Kapllani, 41 vjeç, banues në lagjen “Bylis”,  Ballsh.

2.Luftar Xhafa, 42 vjec, banues në Kuman , Roskovec.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fashtin Kalenjë, Mallakstër, në vendin e quajtur “Fushë” u kapën duke shkarkuar 25.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva nga mjeti tip Opel Astra me targa AA 158 BG të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me dy aparate telefoni. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

makine me hashash hashash hashash hashash

alb365

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
sali berisha
Berisha i përgjigjet Ramës për “fshesën” në arsim.

Tiranë - Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Rama njoftoi fshesën e hekurt për mësuesit e arsimit të mesëm...

Close