|E premte, Prill 28, 2017

Opinionistët – Kthimi i shqiptarëve qëndrim burracak i Greqisë 

Pas debateve mes zyrtarëve grekë dhe shqiptarë janë emigrantët shqiptarë ata që po hasen me refuzimin pa arsye në kufi, duke u refuzuar me dhjetëra vetëm në 24 orët e fundit pa arsye konkrete. Analistët dhe politologët e vlerësojnë të padrejtë këtë qëndrim të autoriteteve greke.

Përplasjet në distancë midis politikës shqiptare dhe asaj greke po kthehen në një kosto për emigrantët shqiptarë.

Vetëm në 24 orët e fundit konstatohet rreth 60 emigrantë të kthyer.

Për analistin, Mentor Nazarko, qëndrimi i autoriteteve greke me emigrantët nuk është i duhuri.

Nazarko: Një reagim burracak që reflektohet mbi jetët normale të individëve që komunikojnë lirisht, që kanë familjet e tyre apo që bëjnë biznes me Greqinë.

Për politologun, Afrim Krasniqi, reagimet e politikës shqiptare për përplasjet në distancë me Greqinë, e kaluan sensin diplomatik.

Krasniqi: Pala greke e ka mbajtur maksimumin në nivelin e Ministrit të Jashtëm, kurse tek ne u përfshinë politikanë deri në debat parlamentar duke kaluar sensin e sjelljes diplomatike me një vend si Greqia.

Ndërkohë Nazarko vlerëson qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Greqisë, si të domosdoshme për të mbrojtur interesin e qytetarëve.

Nazarko: Nuk kam parë që në gjuhën e Kryeministrit, përveç dinjitetit, përveç mbrojtjes së interesit kombëtar, përveç tregimit të autoritetit të shtetit, përveç shpalljes me krenari të politikave zhvillimore për një zonë si Himara.

Debatet e nisura për Himarën midis kryeminsitrit Rama dhe diplomatëve grekë zbritën gjatë së enjtes edhe në parlament.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Vasili merr “timonin” e LSI-së https://t.co/fY6oPfP7p5 https://t.co/paWAt706pI
11,371 people follow ALB365
Twitter Pic Ismaelha Twitter Pic nopalli Twitter Pic PaulG121 Twitter Pic Thrashie Twitter Pic angie201 Twitter Pic mcskinni Twitter Pic numba1_c Twitter Pic oliannka Twitter Pic gudnylar Twitter Pic berniesp Twitter Pic tijana92 Twitter Pic Shyma42 Twitter Pic frog146 Twitter Pic suparuak Twitter Pic Shawncha Twitter Pic karineso Twitter Pic soldier_ Twitter Pic YzatisRo Twitter Pic GloriaBr Twitter Pic 0018b
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Letër gruas sime që se kam dashur kurr

Letër të cilën ndoshta gjithmonë ke dëshiruar ta shkruash. Më poshtë ju sjellim një rrëfim shumë interesant nga një 30...

Close