|E martë, Shkurt 21, 2017

OSHEE dhe Ujësjellës kërkojnë sekuestron e ARMO-s 

Telashet e borxheve të kompanisë ARMO duket se nuk kanë fund. Përveç bankave e disa kompanive private, janë OSHEE dhe Ujësjellësi i Fierit që kanë kërkuar sekuestrimin e disa pronave të kompanisë për shkak të detyrimeve të pashlyera. Faturat e pashlyera ndaj këtyre subjekteve shtrihen që në vitin 2009.

Por OSHEE dhe Ujësjellësi i Fierit nuk janë të vetmet që kërkojnë sekuestrimin e pronave të kompanisë.

Vetëm pak javë pas rikthimit të ARMO-s në punë përmes një marrëveshjeje me kompaninë Ionian Refining dhe Trading Company, kreditorët e ARMO-s janë vërsuluar për të bllokuar apo shitur asetet e saj.

Në muajin nëntor një tjetër shoqëri përmbarimore nxorri në ankant 54 prona të ARMO-s me një vlerë prej 25 milionë dollarësh.

Praktikisht në shitje dolën të gjitha trojet e objektet e rafinerisë së Ballshit në pronësi të ARMO, duke nisur nga ndërtesat e magazinat, te zyrat, repartet, qendra shëndetësore madje dhe rrugët e Kombinatit të Thelluar të Përpunimit të Naftës.

Lajmi për rikthimin në punë të ARMO-s dhe gjetja e gjuhës së përbashkët me kreditorët u përshëndet dhe nga Qeveria.

Shoqëria deklaroi se arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me bankat kreditore të ARMO-s si dhe punonjësve të saj, por situata e borxheve mbetet ende e rëndë, ndërkohë që pak ditë më parë në Rafinerinë e Ballsshit ndodhi dhe një shpërthim i rëndë që shkaktoi vdekjen e një punonjësi.

Aktualisht ARMO menaxhohet nga Ionian Refining dhe Trading Company, kompani e regjistruar në Shqipëri më 29 prill të vitit 2016.

Kompania është themeluar nga një shoqëri e regjistruar në Ishujt Virxhin britanikë, e njohur si parasjë fiskale.

Sipas vlerësimeve, borxhet e ARMO-s arrijnë në total rreth 250 milionë euro, 200 milionë ndaj bankave, dhe rreth 50 milionë euro detyrime ndaj tatimeve.

Aktualisht 85 % e kompanisë zotërohet nga një grup azer i quajtur Heni Asets dhe 15 % nga shteti shqiptar.

Grupi azer e bleu kompaninë nga Rezart Taçi, por u largua sërish pasi u njoh me situatën e borxheve të saj.

alb365/shqiptarja

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Gjermania kërkon që “rasti” Haradinaj të përmbyllet shpejt https://t.co/xPmsKrCpNU https://t.co/XBEEpCIvwi
504 people follow ALB365
Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson Twitter Pic NewsLajm Twitter Pic Alisiana Twitter Pic kajaturi Twitter Pic clownbom
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Zbulohet bashkëpunënimi i Azem Sylës dhe kupolës së krimit me Serbinë! Tronditja e LISTËS

Të dhënat e publikuara nga mediat tjera pas operacionit të gjerë në kërkim të deputetit Azem Syla, po zbulojnë një...

Close