|E martë, Shkurt 28, 2017

E pabesueshme! Bieber hedh mikrofonin dhe braktis koncertin (Video) 

 Justin Bieber ka krijuar një situatë të sikletshme mbrëmjen e së dielës teksa është larguar nga skena në mes të koncertit.

Këngëtari 22-vjeçari ishte duke biseduar me fansat e tij në “Manchester Arena” kur ata nisën të fishkëllenin të acaruar me këngëtarin pasi dëshironin që ai të vazhdonte së kënduari.

Për shkak të kësaj sjelljeje, Bieber hodhi mikrofonin dhe u largua nga skena, duke qenë se fansat refuzuan ta dëgjonin. Disa minuta më vonë këngëtari kanadez është rikthyer në skenë, duke thënë: “Manchester nuk i ka qejf bisedat kështu që unë nuk do të flas”.

Në fund të koncertit, para se të këndonte një nga këngët e tij më të famshme, ai ka shpjeguar incidentin e ndodhur.

“Arsyeja pse u mërzita pak më parë ishte sepse unë kam bërë gjithë atë rrugë për të ardhur këtu dhe jap gjithçka kur performoj dhe dëshiroj të sjell lumturi në fytyrat e njerëzve. Po shihja që njerëzit nuk po më jepnin të njëjtin respekt që unë jap për ta dhe kjo të mërzit pak”, ka thënë Bieber.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Prezantimi i tri Projekteve të Investimeve Prioritare afatshkurtra në kuadër të… https://t.co/X8eQ4KkYP1 https://t.co/ECGsOFGc5R
511 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Australi, qyteti ku jetojnë nën tokë. (foto e video)

     Australi - Qyteti i minatorëve, Coober Pedy në Australi, është i njohur si kryeqyteti botëror i opalit. Që...

Close