|E premte, Prill 28, 2017

Pacolli super resort në Divjakë (video) 

Behgjet Pacolli, biznesmeni multimiliarder nga Kosova, ka në projekt të kryejë një investim gjigand në Shqipëri. Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është i ftuari i mbrëmjes në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Opinion’. Pacolli, një biznesmen dhe një politikan i njohur rikthehet gjithnjë me interes dhe vëmendje tek zhvillimet që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.

Përgjatë kësaj interviste shumë interesante, ndër të tjera, ai është ndalur edhe tek investimet e tij në Shqipëri.

Në kufi me parkun e Divjakës është projektuar të ngrihet një resort turistik. Bëhet fjalë për një resort të përmasave të mëdha.

Sipas projektit, resorti gjigand do të ndërtohet ne kufi me Parkun Divjakë-Karavasta.

Në faqen zyrtare të kompanisë thuhet se resorti do të prekë 1050 hektarë në pyll si dhe 200 hektarë në det.

“Plani i zhvillimit për Shqipërinë nëpërmjet “Divjaka Resort” paraqet një mundësi të jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale për banorët e zonës dhe për vendin në tërësi. Do të krijojë stimul për sektorin e buqësisë dhe do të zhvillojë komunikimin dhe transportin. Ky resort ofron mundësi për rizhvillimin e mjedisit, duke ofruar siguri për kafshët e egra të parkut” – thuhet në projektin e publikuar nga kompania Mabetex, e cila është në pronësi të Behgjet Pacolli.

Pacolli e nisi, siç tregoi mbrëmë, me 20 marka udhëtimin e tij të jetës duke u bërë miliarder.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Vasili merr “timonin” e LSI-së https://t.co/fY6oPfP7p5 https://t.co/paWAt706pI
11,371 people follow ALB365
Twitter Pic Ismaelha Twitter Pic nopalli Twitter Pic PaulG121 Twitter Pic Thrashie Twitter Pic angie201 Twitter Pic mcskinni Twitter Pic numba1_c Twitter Pic oliannka Twitter Pic gudnylar Twitter Pic berniesp Twitter Pic tijana92 Twitter Pic Shyma42 Twitter Pic frog146 Twitter Pic suparuak Twitter Pic Shawncha Twitter Pic karineso Twitter Pic soldier_ Twitter Pic YzatisRo Twitter Pic GloriaBr Twitter Pic 0018b
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Protestuesit debate të ashpra me deputetin e zonës para zyrave të ish komunës Mbrostar

Fier - Debate të ashpra janë zhvilluar  mes deputetit të zonnës Mbrostar Ervin Koci  I PS dhe 70 përfaqësuesve të...

Close