|E mërkurë, Tetor 18, 2017

Paketa mjekuese 

tritan shehuTiranë – Qeveria e majtë këto ditë po tenton të shesë si një “risi”, pak paketa mjekimi në disa institucione
private.
Kjo nuk është nje “risi”, por mashtrim ndaj publikut. Të tilla paketa ka vite që aplikohen si për
dializen, duke zgjidhur një problem të madh, për trapiantet renale, implantin koklear, etj. Eshtë një
proces tashmë i filluar prej vitesh në bashkëpunim me privatin dhe i financuar nga Fondi i
Sigurimeve, dhe jo një “risi”.
Më në fund socialistët po e pranojnë rolin partner të privatit në sistemin tonë shëndetësor, mbasi e
anatemoi atë!!
Ky është sot një proces gjysmak e konfuz:
Nuk respektohet e drejta e pacientit për të zgjedhur shërbimin mjekësor të konvencionuar që
ai dëshiron.
Kështu procedura është ekstremalisht e centralizuar.
Janë përfshirë shume pak patologji.
Për cdo patologji, përfiton një numër shumë i vogël të sëmurësh.
Privati ka shumë më tepër kapacitete. Eshtë një fishekzjare.
Nuk arrijnë të bëjnë privatin pjesë integrale të sistemit shëndetësor.
Vlerat e pagesave për shërbimin e ofruar janë shumë të përgjithshme.
Paketa paguese është e cunguar. Nuk llogariten ekzaminimet e ditë qëndrimi para
operacionit.
Nuk llogaritet ditë-qëndrimi mbas operacionit. Llogariten vetëm dy ditë terapi intensive
krejt të pa mjaftueshme.
Nuk llogariten e nuk pranohen të shtohen shpenzimet për komplikacionet e mundshme mbas
operacionit.
Për këto procedura shoqëruese të domosdoshme, duhet t’i paguaje pacienti institucionet private.
Politikanët e majtë duke mos pasur guxim të pranojne publikisht spekullimin me gënjeshtrën e
“shëndetësisë falas”, në këtë vendim ndalojnë bashkëpagesën legale logjike.
Stimulojne kështu “bashkëpagesën” e paligjshme.
Finacimet për realizimin e këtyre paketave vijnë nga kontributet direkte të qytetareve, ose nga
taksimi i pergjithshëm.
Asgjë nuk ka falas, aq më shumë shëndetësia.
Qeveritarët e majtë ta pranojne këtë e të orientohen drejt politikave zhvilluese për financimin e
sistemit shëndetësor.
Këto tentativa nuk zgjidhin problemet e mëdha të sistemit.
Të ecësh kështu do të thotë të ecësh me “hapat e breshkës”
Vendi ka nevoje për ritme të tjera zhvillimi.

alb365.com/Tritan Shehu

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/wahnaIexKS
10,432 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Daçiç kundër Nikoliç: Nuk kemi pse të pyesim kishën për çështjen e Kosovës

Serbi - Drejtuesit më të lartë të Serbisë kanë shfaqur këndvështrime të ndryshme sa i përket kapitullit 35 të negociatave...

Close