|E premte, Gusht 18, 2017

Panariti, fermeret marrin nafte pa aksize per serat me ngrohje. 

Ministri-Edmond-Panariti     Tirane – Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, bëri me dije një vendim të Këshillit të Ministrave, lidhur me mbështetjen ndaj fermerëve.

Ministri deklaroi se për të gjithë serat me ngrohje në vend, do të jepet naftë pa akcizë, ose thënë ndryshe 40% më lirë se sa çmimi i tregut.
Ai tha se në këtë mënyrë bëhet ulje e kostos së prodhimit dhe ulje e çmimit të produkteve, duke inkurajuar prodhuesit që të zgjerojnë ndjeshëm sipërfaqen e serave me ngrohje.

Panariti deklaroi se ky vendim do të jetë me efekt prapaveprues, edhe për prodhimin e ri që do të mbillet dhe do të dalë në fund të këtij viti, por edhe për vitin pasues.
Ministri e cilësoi si një premtim të mbajtur të naftës pa akcizë, duke informuar se do të propozohen masa të tjera të ngjashme për mbështetjen e prodhuesve dhe fermerëve.
Panariti tha gjithashtu se Ministria e Bujqësisë është përfshirë në një aksion për shpërndarjen e fidanëve të shëndetshëm të ullinjve falas, me synim zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella .

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Richard Olbrooke, bust në Fier

Fier - Ish diplomati I përmasave universal Richard Olbrooke, tashmë qëndron në simbolikë në qytetin e Fierit. Festa Kombëtare e...

Close