|E hënë, Tetor 23, 2017

Panariti, zaptuesit e prones publike do te largohen. 

Ministri-i-Bujqesise-Edmond-Panariti    Lushnje – Qeveria ka lëshuar dje një paralajmërim për të gjithë ata, të cilët kanë zënë prona shtetërore, që të largohen, ndryshe do të përdorë forcën. Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, ka qenë dje në fshatin Ferras, komuna Grabian e rrethit të Lushnjes, në kuadër të aksionit të Ministrisë së Bujqësisë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për lirimin e tokave të zaptuara publike. Në një takim me banorët e zonës si dhe me drejtuesit vendor, Panariti shprehu vendosmërinë e Ministrisë që drejton si dhe të giithë qeverisë për zbatimin e ligjit dhe respektimin e shenjtërisë së pronës.

“Prona është e shenjtë dhe ne jemi një shtet, i cili respekton të drejtën mbi pronën, mbi pronën private por edhe mbi pronën shtetërore. Prona shtetërore është pronë publike, është pronë që i takon popullit shqiptar dhe nuk i takon individit. Shteti ka të drejtën të reklamojë të drejtat e tij mbi pronën shtetërore. Siç jemi të vendosur që të gjithë përfituesëve nga ligji 7501 ne t’u japim çertifikatën e pronës, jemi të vendosur që shteti të ushtrojë të gjithë të drejtën e tij mbi pronën shtetërore, sepse ajo është pronë e popullit shqiptar”, tha ai.

Ajo pronë mbetet e hapur për investitorë nga brenda dhe jashtë vendit, për të krijuar biznese bujqësore, për të krijuar vende pune, të cilët do të bëjnë të mundur të shtojnë numrin e të punësuarve dhe të krijojnë të ardhura për ekonominë kombëtare, shtoi ai. Prandaj, ne nuk jemi në konflikt me ju, ne jemi në sinkron me ju dhe ne të gjithë flasim me një zë për shtetin e së drejtës, ky është shteti i së drejtës, shteti që respekton të drejtat mbi pronën private por edhe mbi pronën shtetërore”, tha Panariti në fjalën e tij drejtuar banorëve të zonës.

Subvencioni

Të gjithë fermerët që kultivojnë prodhimet e tyre në sera me ngrohje do ta përfitojnë karburantin 40% më lirë. Këtë e ka shprehur ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në një konferencë për shtyp, duke deklaruar se një nismë e tillë synon të rrisë prodhimin bujqësor. Ministri Panariti tha se “për çdo dynym serë me ngrohje, fermerët do të përfitojnë në dorë 100 mijë lekë kur ngrohja bëhet me naftë dhe 80 mijë kur përdoret mazut”. Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe për masën e përfitimit nga fondi i programit të bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2014, i cili është rritur në masën 70% në krahasim me vitin e kaluar.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia greke ndjek motorin me 19 kg drogë, pranga 32 vjeçarit shqiptar

Greqi - Një motor i cili vinte nga kufiri i gjelbër në Sarandë është ndjekur nga policia greke. Policia ka...

Close