|E hënë, Shkurt 19, 2018

Panorama e përmbytjeve, zona më e prekur në Fier 

Një familje me 7 anëtarë dhe 1 person tjetër me probleme shëndetësore kanë qenë personat e fundit që janë evakuuar mbrëmjen e sotme në Fier si rezultat i përmbytjeve në këtë zonë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku, në intervistën e mbrëmjes në Ora News tha se pavarësisht gjendjes së rënduar lajmi i mirë është se nuk kemi humbje të jetëve njerëzore.

Kollçaku: Sapo kthehem nga zona e Fierit dhe Vlorës, zona më e prekur nga përmbytjet e reshjeve të ditëve të fundit me një lajm të mirë. FA në bashkëpunim me policinë e shtetit, Delta Forcë dhe FNSH sapo kanë evakuuar një familje me 7 anëtarë që ishin të bllokuar në Ferras, po ashtu edhe një i sëmurë që është  evakuuar për në spitalin e Fierit. Lajmi i mirë është se shpëtuam jetë njerëzish dhe nuk kemi humbje të jetëve në njerëz dhe minumum  të humbjeve në gjenë e gjallë dhe dëme materiale.

Kollçaku tha se janë 200 forca të FA-së të angazhuar në Fier dhe Vlorë, dy zonat më të prekura nga përmbytjet.

Kollçaku: Janë mbi 200 Forca të Armatosura të dislokuara në Fier dhe Vlorë por janë edhe mbi 800 forca të gatshme nëpër reparte në gjithë Shqipërinë. Në njoftimin dhe kohën më të shkurtër mund të përforcojnë forcat që janë në terren. Gjatë gjithë ditës janë evakuuar familje të tëra, gjëja e gjallë por edhe orendi shtëpiake në zonat që parashikohet të ndodhin përmbytje

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gabimi drejtshkrimor zbulon se banka do të vidhej

Rreth 20 persona të ashtuquajtur...

Close