|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Papa Franchesku do të vizitojë Kosovën 

Kancelar ipeshkvor i Kosovës dhe ipeshkvnor i Prizrenit, Don Shan Zefi, ka folur për vizitën e mundshme të Papa Francheskut në Kosovë.

Data e mundshme është 5 shtatori i vitit të ardhshëm, kur pritet kanunizimi i katedrales në Prishtinë që mban emrin e tash Shën Terezës. 5 shtatori është dita kur Nënë Tereza ka ndërruar jetë.

Zefi ka shprehur bindjen se po të ishte në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Gjon Pali II, nuk do të diskutohej as vizita e tij në Kosovë e as njohja e pavarësisë së vendit.

“Siç e dimë Selia e Shenjtë ka kohë që ka menduar që ta vizitojë Kosovën dhe pa diskutim janë bërë shumë përpjekje që në vitin 1999 e këndej. Para vitit 2000 ka pasur mendime se Papa do të duhej të vinte. Unë shpesh them se po të kishte qenë gjallë Papa Gjon Pali II, nëse mund të them ky shqiptar i madh, e ky mik i madh i popullit shqiptar dhe po të ishte kjo shenjtëreshë e ditëve të sotme, tashmë Shën Tereza, pa asnjë diskutim Papa Gjon Pali do të vinte në Kosovë dhe do ta njihte Kosovën”, ka thënë Don Shan Zefi në një prononcim për portalin Koha.net.

“Edhe tani janë rritur shpresat shumë se Papa Françesku do ta njohë Kosovën. Ai është duke bërë një revolucion sa i përket shqiptarëve. Le të na kujtohet se të parën vizitë që e ka bërë ka qenë Shqipëria dhe shqiptarët edhe pse as atje nuk është shumica e katolikëve”, ka shtuar më tej ai.

Zefi ka treguar se po bëhen përpjekje që me 5 shtator të vitit 2017, Papa Franchesku me shumë gjasa do ta vizitojë Kosovën, nëse nuk do të ketë pengesa të natyrave të ndryshme si ato politike dhe të tjera, teksa ka shtuar se do të ishte rasti historik që me ardhjen e tij përfundimisht të njihej Kosova nga Selia e Shenjtë.

“Papa i ka dy vende në zemër, pa diskutim Prishtinën dhe Prizrenin, të cilat do të mund t’i vizitonte. Prandaj ne duhet të nisim të bëhemi gati për këtë gjë”, ka thënë ai

Add a Comment

%d bloggers like this: