|E hënë, Qershor 26, 2017

Papagalli zbulon tradhtinë e burrit, gruaja e merr si dëshmitar 

Një burrë ka rrezikuar të përfundojë në burg disa ditë më parë, pasi papagalli i zbuloi tradhtinë me shërbëtoren.

Papagalli nisi të përsëriste frazat flirtuese para gruas së tij.

Kjo e fundit, prej kohësh kishte dyshuar për lidhjen e bashkëshortit me shërbëtoren në shtëpinë e tyre në Kuvajt, ndaj sapo papagalli tha atë që kishte dëgjuar ajo e mori si dëshmitar dhe u nis në polici.

Tradhtia bashkëshortore, dënohet me burg në Kuvajt. Nëse dëshmia e zogut do të ishte pranuar burri do të ishte përballur me një dënim të rëndë për pamaturinë e tij.

Por, autoritetet thanë që papagalli nuk mund të pranohet në gjykatë pasi ato fraza ai mund t’i ketë dëgjuar në televizion apo radio.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arrestime nga policia Fier https://t.co/rYwTXuYYUs https://t.co/yUT22mXZ0g
11,392 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
orqushe
Banorët e Orqushës : Të mbyllet kufiri me Shqipërinë.

    Kosovë - Banorët e Orqushës së Dragashit të Kosovës kanë kërkuar mbylljen e kufiti me Shqipërinë, pas numrit...

Close