|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Parashikimi i zgjedhjeve vendore, PS merr bashkitë e mëdha, PD fiton 9 njësi . 

Votimet_4987_423585Tiranë – Si lëvizin bastionet politike me reduktimin drastik të organeve të qeverisjes vendore

Dy vjet

Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit vetëm dy vjet pasi e majta erdhi në pushtet. Zgjedhjet lokale të 21 qershorit do të shihen dhe si testim ndaj mënyrës së qeverisjes nga e majta

‘Kokë më kokë’

Për Bashkinë e Devollit, koalicioni i majtë është para atij të djathtë, me një diferencë të vogël votash. Pra mes dy koalicioneve politike ka një diferencë prej 237 votash. PS rezulton me 10.018 vota, ndërsa PD rezulton me 9,781 vota. Ky është rivaliteti i vetëm i fortë ndërmjet dy blloqeve politike

Nga ndarja e re territoriale e Shqipërisë, me 61 bashki, e djathta del forcë e parë në 9 bashki, ndërsa e majta del në 50 bashki. Gazeta “Shqip” po paraqet një analizë mbi bazën e rezultatit të votave të dala nga votimet parlamentare të 23 qershorit 2013, duke i përshtatur ato me ndarjen e re territoriale-administrative. Kjo përllogaritje ka thjesht efekt statistikor, pasi luhatjet e votave mund edhe të lëvizin, si pasojë e disa faktorëve të ndryshëm social-politikë.

Bashkitë e mëdha

E majta, mbi bazën e votave të 2013-s dhe me këtë ndarje, fiton të gjitha bashkitë e mëdha në vend, si Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Korçën, Fierin, Vlorën. Ajo çka përbën dhe një fakt tjetër befasues është se e majta del forcë e parë dhe në Bashkinë e Shkodrës, e cila deri përpara zgjedhjeve parlamentare të 2013-s cilësohej si bastion i Partisë Demokratike. Koalicioni i majtë politik, mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2013, rezulton me 38,110 vota, ndërsa ai i djathtë me 32.901 vota. E majta është në avantazh prej 5.209 votash. Sa i përket Tiranës, e majta ka diferencë votash ndaj së djathtës me 69.727 vota. Blloku i majtë ka 200.551 vota, ndërsa ai i djathtë me 130.784 vota. Diferenca e votave ndërmjet dy blloqeve rezulton të jetë 69.727 vota. Durrësi, një tjetër bashki e madhe, rezulton të fitohet nga e majta me 5859 vota diferencë. Sipas të dhënave, blloku i djathtë, mbi bazën e votave të 2013-s, ka 47.164 vota, ndërsa e ai i majtë, ka 53.023 vota. Pikërisht për këtë bashki rezulton një diferencë prej 5.859 votash. Për Bashkinë e Elbasanit diferenca e votave mes së majtës dhe së djathtës është 15.782 vota. Blloku i majtë ka 48,828 vota, ndërsa ai i djathtë 33.046 vota.

Bashkitë e djathta

Dibër, Klos, Peqin, Kukës, Has, Tropojë, Kurbin, Kamzë dhe Vorë janë njësitë administrative në të cilat e djathta del fituese, kjo gjithnjë me rezultatin e zgjedhjeve të 2013-s. Bashkinë e Tropojës, e djathta e fiton me rreth 73% të votave. E djathta rezulton me 8,387 vota, ndërsa e majta me 3,273 vota. Bashkia e Kukësit, zona që cilësohet si bastioni i së djathtës, fiton nga demokratët e aleatët me një diferencë prej 2788 votash, ku koalicioni i PD-së rezulton me 14,219 vota, ndërsa ai i PS-së me 11,431 vota. Sa i përket Bashkisë së Dibrës, e djathta është në avantazh me 3.9% të votave. Blloku i djathtë rezulton të ketë 16.306 vota, ndërsa ai i majtë me 15.074 vota. Diferenca ndërmjet tyre është 1232 vota. Dy bashkitë e tjera që janë në zonën e Shqipërisë së Mesme janë Kamza, ku PD-ja rezulton me 28,799 vota dhe PS 20,470 vota, si dhe Vora, ku PD-ja rezulton me 7,521 vota, ndërsa PS-ja me 7,247 vota (diferenca këtu është 274 vota). Diferenca më e madhe votave i takon Bashkisë së Skraparit, ku koalicioni i majtë fiton 85% të votave. Më pas vijnë Bashkia e Poliçanit, me mbi 82% të votave. Tepelena, Memaliaj, Këlcyra dhe Himara janë bashkitë ku e majta ka diferencë të konsiderueshme ndaj së djathtës, me mbi 70% të votave. Zgjedhjet lokale mbahen më 21 qershor të këtij viti. Mazhoranca e majtë do të përballet me elektoratin pas dy vitesh qeverisjeje. Këto votime pritet të jenë dhe testimi i qeverisjes së majtë mbi punën që kanë bërë gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë PS-ja kryen sondazhe të ndryshme në lidhje me thithjen e mendimeve të elektoratit mbi qeverisjen, apo dhe vendimet që ka marrë për prishjen e ndërtimeve pa leje apo ndëshkimin për mospagesat e faturave të energjisë. Mbi bazën e këtyre pakënaqësive, PS-ja ka përcaktuar dhe ndonjë luhatje të votave në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 2013-s.

Votat e 2013-s

Berat      PD 11.254 vota PS 26.829

Ura Vajgurore   PD 3.905 vota   PS 12.021 vota

Kuçovë PD 5.385 vota      PS 15.354 vota

Skrapar    PD 1.203 vota   PS 7.266 vota

Poliçan    PD 1.283 vota   PS 6.153 vota

Dibër      PD 16.306 vota PS 15.074 vota

Bulqizë    PD 6.687 vota   PS 9.305 vota

Mat PD 7.478 vota   PS 8.338 vota

Klos PD 4.534 vota   PS 4.264 vota

Durrës     PD 47.164 vota PS 53.023 vota

Krujë      PD 15.015 vota PS 17.953 vota

Elbasan    PD 33.046 vota PS 48.828

Cërrik     PD 6.289 vota   PS 9.818 vota

Belsh      PD 4.852 vota   PS 9.818 vota

Peqin      PD 7.931 vota   PS 7.402 vota

Gramsh     PD 5.111 vota   PS 8.827 vota

Librazhd   PD 6.129 vota   PS 11.146 vota

Përrenjas PD 4.709 vota   PS 8.887 vota

Fier PD 23.441 vota PS 48.655 vota

Patos      PD 5.563 vota   PS 11.399 vota

Roskovec   PD 5.375 vota   PS 8.134 vota

Lushnjë    PD 18.103 vota PS 31.183 vota

Divjakë    PD 7.132 vota   PS 13.312 vota

Mallakastër     PD 5.553   PS 11.635 vota

Gjirokastër     PD 7.160 vota   PS 14.614 vota

Libohovë   PD 1.251 vota   PS 1.683 vota

Tepelenë   PD 1.710 vota   PS 5.174 vota

Memaliaj   PD 2.123 vota   PS 5.555 vota

Përmet     PD 2.200 vota   PS 5.857 vota

Këlcyrë    PD 1.605 vota   PS 3.024 vota

Dropull    PD 2.031 vota   PS 4.579 vota

Korçë      PD 18.968 vota PS 30.060 vota

Maliq      PD 10.424 vota PS 15.311 vota

Kolonjë    PD 3.573   PS 5.327 vota

Devoll     PD 9.781 vota PS 10.018

Pogradec   PD 11.283 vota PS 25.937 vota

Kukës      PD 14.219 vota PS 11.431 vota

Has PD 5.164 vota   PS 3.754 vota

Tropojë    PD 8.387 vota   PS 3.273 vota

Lezhë      PD 16.868 vota PS 20.175 vota

Mirditë    PD 6.590 vota   PS 8.262 vota

Kurbin     PD 15.444 vota PS 10.803 vota

Malësi e Madhe PD 8.439 vota   PS 9.877 vota

Shkodër    PD 32.901 vota PS 38.110 vota

Vau i Dejës     PD 8.322 vota   PS 9.287 vota

Pukë       PD 2.554 vota   PS 4.380 vota

Fushë-Arrëz     PD 2.152 vota   PS 2.691 vota

Tiranë     PD 130.784 vota      PS 200.511 vota

Kamzë      PD 28.799 vota PS 20.470 vota

Vorë PD 7.521 vota   PS 7.247 vota

Kavajë     PD 10.403 vota PS 13.982 vota

Rrogozhinë      PD 5.098 vota   PS 7.533 vota

Vlorë      PD 20.574 vota PS 42.259 vota

Selenicë   PD 4.419 vota   PS 7.526 vota

Himarë     PD 1.629 vota   PS 5.799 vota

Sarandë    PD 4.899 vota   PS 9.942 vota

Konispol   PD 1.688 vota   PS 2.901 vota

Finiq      PD 2.507 vota   PS 5.392 vota

Delvinë    PD 1.856 vota   PS 3.876 vota

alb365.com/shqip

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gjykatat ndërkombëtare kundër vendimeve të Qeverisë Shqiptare.

  Gjykata e të Drejtave të Njeriut...

Close