|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

Partia Vllahe ABDE nis ngritjen e strukturave në Qarkun Fier 

Fier – Partia vllahe ABDE ka nisur ngritjen e strukturave në Qarkun Fier. Kreu I kësaj partie avokat Edmond Petraj me një grup të ngushtë nga kryesia e kësaj partie kanë zhvilluar  ditën e sotme një maratonë takimesh në Divjakë, Patos e Fier për të ngritur strukturat e reja të partisë, për riorganizimin e saj pasi do të jetë e gatëshme për të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2017.

Veç partisë së re të Gjegj Bojaxhiut  dhe asaj që po përgatit të hapi Ben Blushi tashmë në skenën e politikës shqiptare po del edhe ABDE, partia e vllehëve, një parti e cila ka një numur të madh vllehësh në shumë zona në Shqipëri.

Sipas kreut të kësaj partie Petraj mësohet se kjo është partia e parë vllahe në Ballkan , pra tashmë vllahët po organizohen në një parti, në partinë ABDE Aleanca për Barazi dhe Drejtesi Europiane. Petraj ka pohuar faktin se :’ Boll ka shfrytëzuar Vangjel Dule I PBDNJ vllehët për partinë e tij , ka ardhur koha që vllehët të renditen e të marrin pozitat e veta në partinë e tyre”. Petraj ka pohuar se ftesë do ti bëhet edhe kreut të bashkisë Divjakës Alfred Kokoneshit , Rajmonda Balilit në Patos që të renditen e të japin kontributet e tyre politike në këtë parti pasi I përkasin pakicës vllehe. “Ne vllehët duhet të marrim vlerat tona politike në partinë tonë e jo në parti të tjera, ka pohuar avokat Petraj për alb365. Strukturat e kësaj partie do të fillojnë shumë shpejtë të ngrihen në të gjithë vendin duke e nisur që nga Elbasani, ka përfunduar Petraj

14686136_10207396189328088_129040636_n 14696805_1376015969077226_651845867_n-669x320

alb365

Add a Comment

%d bloggers like this: