|E hënë, Qershor 26, 2017

Partizani te paguaje per nigerianet . 

Atanda    Fier – Administratori i klubit fierak, Kamber Memallaj, ka reaguar  pas interesimit të Partizanit për mbrojtësin Atanda dhe mesfushorin Adenkule, të cilët janë nën kontratë me Apoloninë edhe për sezonin e ardhshëm. “Fjalë mund të ketë shumë në këtë drejtim, por nuk ka asgjë zyrtare dhe ne si klub këtë gjë e kemi mësuar vetëm nëpërmjet mediave. Në rast se do të ketë kërkesa ose zhvillime zyrtare në këtë drejtim, pa dyshim që do t’i bëjmë publike ashtu edhe vendimin që do të marrim ne si klub për këtë çështje. Mirëpo, deri tani, ju siguroj se nuk ka asgjë zyrtare”, – tha Memallaj. Sigurisht Partizani duhet të paguajë, në qoftë se do të marrë dy nigerianët e bardhejeshilëve.
Merkato – Tek Apolonia duket se ka një qetësi absolute, pasi ekipi është pushim. Por, në fakt, nuk është kështu. Stafi teknik është në krye të detyrës, pasi ka filluar punën për vëzhgimin e lojtarëve të ekipeve zinxhire të akademisë fierake, por edhe të huazuarve në klubet e tjera. Drejtuesit e klubit janë të përkushtuar në merkato, për të përforcuar grupin gjatë kësaj periudhe. Apolonia e Superiores ka nevojë për t’u përforcuar me 3-4 lojtarë, të cilët duhet të vijnë në çdo repart. Pa dyshim prioritet mbetet përforcimi i sulmit. Synohen futbollistë cilësorë dhe me përvojë, ndaj po punohet me kujdes dhe pa u nxituar si në tregun vendës dhe të huaj, kryesisht ballkanik. Edhe pse ka filluar të ketë zhvillime pozitive sa i përket merkatos, drejtuesit nuk preferojnë të flasin në këtë drejtim. Ata vazhdojnë t’i përmbahen shprehjes: Kemi piketuar vetëm disa nga lojtarët që na duhen ose kemi vetëm preferenca, por nuk ka asgjë zyrtare. “Është e kuptueshme që nuk po rrimë duarkryq në drejtim të merkatos për të afruar lojtarët që i duhen ekipit. Jemi në krye të punës, duke pasur të gjithë angazhimin e përkushtimin e duhur në këtë drejtim. Është një moment nga më delikatët për mbarëvajtjen dhe suksesin e skuadrës në sezonin e ri në Kategorinë Superiore. Duke pasur një bashkëpunim mjaft të mirë me drejtuesit e skuadrës kemi evidentuar nevojat që ka ajo dhe së bashku me grupin e punës së ngritur për këtë qëllim po punojmë pa u nxituar dhe duke eksploruar me kujdes në disa pista, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Synimi ynë i vetëm është që të afrojmë lojtarë cilësorë dhe me përvojë. Nuk do të nisemi nga emrat, apo nga ajo çfarë kanë dhënë në sezonet e kaluara te skuadrat ku kanë luajtur. Lojtarët që priten të afrohen, do të shihen një e nga një, duke kaluar në sitën e stafit teknik dhe do të vlerësohen në bazë të gjendjes dhe vlerave reale që kanë. Deri tani nuk ka asgjë të prekshme në këtë drejtim, me gjithë dëshirën tonë të mirë për ta mbyllur merkaton sa më shpejt të jetë e mundur”, – vijon Memallaj.
Garancia – Memallaj ka folur edhe për takimin që kanë pasur drejtuesit e klubit dhe të stafit teknik me dy presidentët e ekipit, atë të nderit Koço Kokëdhima dhe Baftjar Zeqo. Sipas Memallajt, presidenca është treguar zemërgjerë dhe ka dhënë OK-in për përzgjedhjen e lojtarëve që i duhen skuadrës. Gjithçka duhet të jetë në përputhje me politikat dhe filozofinë e klubit fierak. Sipas presidencës, objektivi minimal për sezonin e ardhshëm do të jetë qëndrimi në Superiore.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Manjani: Biznesi i kanabisit financoi ruajtjen e rezultatit të PS-së të 2013 https://t.co/iBI17c9J77 https://t.co/iAk881Y48y
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Messi lë pas Ronaldon

Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në La Liga Me dy golat që shënoi në fitoren prej 2:1 të...

Close