|E mërkurë, Prill 26, 2017

Pas tërmetit valët e cunamit godasin Japoninë (video) 

Zyrtarët në Japoni thanë se valët e cunamit goditën bregun verilindor të vendit, pas një tërmeti prej 6.9 shkallësh që tronditi Japoninë.

Valët më shumë se një metër lartësi u njoftuan në afërsi të centralit bërthamor Fukushima, shkatërrimi i të cilit nga cunami i vitit 2011 shkaktoi aksidentin më të rëndë bërthamor në botë.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti u ndje gjithandej vendit deri në Tokio.

Nuk ka njoftime për dëmtime ose viktima, por u bë me dije për lëndime të vogla, raporton Rel. Por Televizioni publik NHK u bëri thirrje qytetarëve në rajon që “të largohen menjëherë” në vendet me lartësi duke i përkujtuar dëgjuesit për “Tërmetin e Madh në Lindje të Japonisë”.

Radhë të gjatë të makinave në ikje janë raportuar në rajon.

Qeveria tërhoqi paralajmërimet e saj për cunamin katër orë pasi tërmeti goditi. Në vitin 2011 një cunami që goditi Japoninë la pas vetes më shumë se 18.500 persona të vdekur ose të zhdukur ndërkohë që si pasojë centrali bërthamor Fukushima u mbyll.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Partia Socialiste: Ka pasur takime dhe jo konflikt https://t.co/cRppB32jSw https://t.co/oVN4gWwHrn
11,477 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pas Shqipërisë dhe Serbisë McCain edhe në Kosovë

Senatori amerikan, njëherësh ish- kandidati për presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, do të vizitojë të enjten...

Close