|E shtunë, Tetor 21, 2017

Pasurite e VIP-ave ne “siten” e policise. 

Fier – Nje aksion ka nisur Drejtoria e Policise se Qarkut Fier ne te tre komisariatet e policise Fier, Lushnje, e Mallakaster ne lidhje me verifikimin e pasurive te VIP-ave ne kete qark. Jo vetem fotografim I pasurive te tyre por edhe verifikim te numurave te llogarive bankare ne te gjitha bankat per te gjitha nivelet. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te kesaj drejtori policie.
Punonjes te zyres se trafiqeve ne kete drejtori policie jane shperndare ne Fier, Lushnje dhe Ballsh me aparate fotografike dhe celulare android duke ndaluar para pallateve shume katesh apo pallateve qe jane ne ndertim e siper ku per pronare kane njerez me
emer pasi dyshohen se pasurine e kane bere nepermjet rrugeve te pa ligjshme, me ane te trafiqeve te droges, prostitucionit, tenderave te paligjshem . Sipas ketyre burime informacioni mesohet se pas fotografimit te pallateve apo edhe bizneseve te fuqishme do te behet dokumentimi I tyre.
Nga ana tjeter grupe pune nga zyra e trafiqeve ne drejtori te policse se qarkut Fier u jane drejtuar bankave te niveleve te dyta duke ju kerkuar informacion per llogari bankare te VIP-ave si : “ sa numura llogari bankare kane, si I kane ( lek, euro, dollar, paund britanik)sa kane ne emer te tyre, po ne emer te bashkeshorteve , femijeve, apo familjareve. Fillimisht po kryhen veprime per persona VIP qe jane marre me trafik te lendeve narkotike si Kokaine, heroine, kanabisativa. Me pas jane klasifikuar personat qe jane marre me trafik te qenieve njerezore , por nuk jane lene pas dore edhe personat qe kane abuzur me pushtetin e me tenderat.
Burimi I informacionit nuk jep emra konkret per shkak te hetimit te tyre , por nje fakt domethenes eshte kur pohon se : Jemi ne verifkim e siper te pasurise se biznesmenit P K pasi djali I tij eshte kapur me lende narkotike te forte para 45 ditesh nga krimet e renda. Si ky rast kemi edhe shume te tjere”.
I gjithe ky informacion do te grumbullohet ne cdo dosje per secilin person dhe do te perpunohet nga grup pune I posacem , ka pohuar burimi I informacionit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Aksident i trefishtë, makina deformohet, shoferi mbetet brenda, panik tek qytetarët (video)

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth një orë më parë në qytetin e Fierit, pasi 3 automjete janë...

Close