|E martë, Maj 23, 2017

Patrulla antiterror në kufi me Kosovën 

Mali i Zi – Mali i Zi ka vendosur njësitë antiterror në kufi me Kosovën.

Vendosje e tyre është bërë për të kontrolluar për armë për shkak të një konflikti të mundshëm, shkruan gazetar “Vijesti” duke cituar burime të sigurisë.

Informacionet e besueshme bëjnë me dije se duke nisur nga data 23 gusht, rreth 30 anëtarë të njësisë speciale janë vendosur në vijën kufitare.

Grupi udhëhiqet nga komandanti Mirko Banoviç. Vendimi që trupat antiterror të patrullojnë në zonën kufitare është miratuar nga shteti, pas informacioneve për përshkallëzim të mundshëm të situatës në territorin e Kosovës për shkak të kundërshtimit të marrëveshjes së demarkacionit.

Gazeta shkruan se janë vendosur kulla vrojtimi, ndërsa informacione jozyrtare bëjnë me dije se trupat e SWAT kanë planifikuar edhe kontrollin e automjetit të KFOR-t që hyjnë nga Kosova në Malin e Zi.

“Të gjithë që kanë udhëtuar nga Rozhaja për Pejë i kanë parë anëtarët e armatosur deri në dhëmbë”,thotë burimi.

“Vijesti” shkruan se kufiri midis Kosovës dhe Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe Malit të Zi është vizituar edhe nga ministri i Brendshëm Goran Daniloviç.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije gjithashtu sipas artikullit në fjalë se shërbimet e sigurisë malazeze janë në gatishmëri.

“Tensionet pritet të ketë më 1 shtator, kur Kuvendi i Kosovës duhet të përpiqet edhe një herë për të miratuar marrëveshjen. Pas vizitës së zv/Presidentit amerikan Joe Biden në Prishtinë, situata është qetësuar disi, por protestat pritet të vazhdojnë”, ka thënë një burim i sigurisë për gazetën në fjalë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Detyrim paraqitje për baban që u denancua për dhunë nga i biri https://t.co/U6qwyRNKLf https://t.co/65rnz6BGpS
11,451 people follow ALB365
Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP Twitter Pic jacobnie Twitter Pic INBUEX Twitter Pic DPtw09
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Basha:Ripërtëritje, jo “harakiri".

Tiranë - Para fillimit të votimeve për të zgjedhur 22 krerët e departamenteve  dhe 6 sekretariateve të PD-së, kryetari Lulzim...

Close