|E premte, Qershor 23, 2017

PD – Bashkëpunojmë me LSI-në për largimin e Ramës 

Partia Demokratike i ka hapur derën për bashkëpunim Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nënkryetari Edi Paloka, tha se në qoftë se aleati kryesorë në qeveri, mendon se kryeministri Edi Rama nuk garanton zgjedhje të lira, bashkëpunimi për largimin e tij është i mirëpritur si me çdo forcë tjetër politike që ka këtë qëllim.

Tiranë – Partia Demokratike është e hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste për Integrim, në betejën për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Kështu u shpreh nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili tha se LSI-duhet të vendosë në qoftë se është me kryeministrin që sipas tij zhyti vendin në krim dhe korrupsion apo me qytetarët shqiptarë që kërkojnë zgjidhje.

Edi Paloka: Nëse LSI bindet që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe i bashkohet aksionit tonë për largimin e Edi Ramës, si çdo qytetar, organizëm apo parti tjetër sigurisht që është e mirëpritur.

Duke i lënë derën hapur LSI-së, Paloka, ritheksoi dhe një herë aksionin opozitar për protesta popullore deri në bojkot të plotë parlamentit për largimin e qeverisë.

Edi Paloka: Sigurisht të gjitha format me të cilat mund të largohet një qeveri do të përdoren. Thashë çdo energji, aset i PD-së dhe i qytetarëve. Në bazë të sondazheve 70 % e qytetarëve duan largimin e kësaj qeverie.

Për Partinë Demokratike zgjedhjet e lira dhe të ndershme qëndrojnë mbi çdo prioritet tjetër.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Sondazhi në Fier, PD merr rezultatin befasues, Gramoz Ruçi mbetet jashtë parlamentit https://t.co/RRS7FDI2Kd
11,396 people follow ALB365
Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Studimi – Muaji i lindjes përcakton profesionin

Shkencëtarët nga Universiteti i Oxfordit kanë konstatuar se muaji i lindjes mund të ndikoj në çdo gjë , duke filluar...

Close