|E premte, Shkurt 23, 2018

PD e Vlorës ndan ndihma për të përmbyturit . 

157270Vlorë – Në ndihmë të familjeve të përmbytura në jug të vendit ka shkuar edhe Partia Demokratike e cila ka shpërndarë rreth 200 pako me ushqime. PD në bashkëpunim me disa subjekte private ka mbledhur ndihmat dhe ua ka dërguar ato familjeve në nevojë.

Pakot e dërguara nga PD u janë shpërndarë banorëve të prekura nga përmbytjet në bazë të një liste që është përcaktuar nga vetë banorët. Po ashtu PD ka njoftuar se edhe sot do të shpërndahen 150 pako të tjera në zonat e përmbytura. Sipas PD në banorët e zonave të përmytura janë lënë pas dore nga përfaqësuesit e shtetit.

Më poshtë njoftimi i plotë i Partisë Demokratike për shpërndarjen e ndihmave

Përmbytjet në Qarkun e Vlorës kanë marrë përmasa dramatike. Mijëra hektarë tokë janë përmbytur dhe janë në mëshirë të fatit, bashkë me to 600 krerë lopë e qindra bagëti të tjera. 1500 familje të fshatrave Fitore, Bishan, Poro, Mifol, Novosele, Akroni, Bëllenje, Delisuf janë pa strehim, pa ushqim, pa ujë dhe pa ilaçe. Asnjë përfaqësues i shtetit nuk ka prekur nga afër situatën. Shkollat janë mbyllur e fëmijëve e të moshuarve nuk po i ofrohen kushtet minimale për jetesë.

Në zonën më të prekur të qarkut të Vlorës, nuk funksionon asnjë shtab emergjence.

Duke parë se situata sa vjen e përkeqësohet e shteti nuk vë dorë mbi banorët e prekur nga fatkeqësia, Partia Demokratike me ndihmën e disa subjekteve private ka ndihmuar familjet me 200 pako me ushqime. Shpërndarja është bërë sipas listës së përcaktuar nga vetë banorët e dëmtuar nga përmbytjet. Edhe sot do të shpërndahen 150 pako të tjera me ushqimet bazë.

Partia Demokratike e Vlorës i bën thirrje qytetarëve dhe atyre që kanë mundësi të ndihmojnë, që të angazhohen në këtë situatë për t’iu gjendur afër të dëmtuarve, në kushtet e neglizhencës dhe mos ekzistencës së strukturave të qeverisë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gruevski – Do të dalim më të fortë nga kriza

Maqedoni - Mijëra protestues nga...

Close