|E martë, Janar 24, 2017

PD – “Eskobari” i lirë, tonelata drogë në Itali, Rama mohon! 

Duke cituar një nga gazetat më të rëndësishme në Greqi, “Kathimerini”, drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, thekson se Klement Balili, i konsideruar si “Eskobari” i Ballkanit feston çdo natë lirshëm në Sarandë, pavarësisht se është në kërkim ndërkombëtar.

Alibeaj thotë se mediat italiane çdo ditë raportojnë ngarkesa me drogë që mbërrijnë nga Shqipëria, ndërsa vetëm gjatë muajve gusht-shtator kanë shkuar në vendin fqinj 12 ton drogë. Ai citon edhe prestigjiozen ndërkombëtare “The Economist”, sipas të cilës situata e drogës në Shqipëri është përkeqësuar.

Alibeaj: Me gjithë këto fakte, me gjithë këto ngjarje të përditshme, Edi Rama dhe Tahiri i tij thonë se në Shqipëri nuk ka drogë, dhe se degën e fundit e sekuestruan ata në një studio televizive. Dhe shfaqet edhe më i paturpshëm drejtori i Policisë, Çako, i cili deklaron se monitorimet nga ajri tregojnë se nuk ka kanabis në vend. Duke u tallur me shqiptarët dhe me partnerët italianë, me Guardia di Finanza, e cila është çdo ditë në aksion duke kapur drogë shqiptare që mbërrin në brigjet e shtetit fqinj. Pra pasi mbuloi Shqipërinë me kanabis, Edi Rama ka zgjedhur ta mohojë atë.

Alibeaj thotë se shqiptarët e dinë dhe e po e vuajnë rrënimin e vendit nga droga.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Tirana Bank pranon zhdukjen 150 mln lekëve nga llogaria e emigrantit https://t.co/3Hyxc4OdFd https://t.co/ZdCjyRMsZw
505 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
merushe vrapi
Ja pse ndodhi masakra me 5 të vrarë.

    Fier - Merushe Vrapi është viktima 17 vjeçare e cila humbi jetën së bashku me babanë dhe mamanë e saj pasi u qëlluan me çifte nga xhahai. Ky...

Close