|E hënë, Shkurt 19, 2018

PD-ja Fier në solidaritet me banorët e përmbytur . (fotot) 

4Fier – Partia Demokratike Fier, solidarizohet me banorët e Fierit, Levanit, Frakullës dhe Rroskovecit të prekur nga përmbytjet.

Deklarata për shtyp 

 

Deklarojme mbështetjen e plotë për shtabet e emergjencave civile, dhe me këtë sigurojmë aktivizimin e njerëzve tanë në të gjitha zonat e përmbytura.

Në këtë situatë evakuimi i banorëve për të shpëtuar jetë njerëzish është qëllimi kryesor i strukturave të emergjencave civile, me qëllim që kjo fatkeqësi natyrore të kalojë me sa më pak dëme.
Partia demokratike e ka ndjekur hap pas hapi situatën në terren dhe konstaton se organizimi i këtyre strukturave është bërë në mënyrë spontane.
Ndërhyrja për të devijuar në anën veriore vërshimin e lumit Vjosë, rezultoi jo vetëm e padobishme por edhe fatale për tokat, ullishtat, pemtari dhe kultura të tjera bujëësorem në komunën Frakull, konkretisht në fshatin Cerven.
Duke orientuar ujërat drejt tokave me ullishta dhe pemtari, dëmi nga përmbytjet për fermerët e kësaj zone do të jetë katastrofik. Justifikimi i autoriteteve , se banorët duhet të marrin masa vetë për të mbrojtur pasurinë e tyre, është tregues I qartë i paaftësisë së shtetit për të përballuar një situatë të tillë, e cila erdhi edhe si rezultat I ndërprerjes së energjisë elektrike në hidrovore. Në hartën e pushtuar nga uji gjendet edhe Ura e Qarrit e cila ka bërë që gjithë banorët e kësaj zone të jënë të izoluar në mëshirën e natyrës. Gjitashtu pasojë tjetër katastrofale e reshjeve, është edhe përmbytja e pompave të ujit të pijshëm të Fierit në Kafaraj, dhe rrezikojnë të lënë pa ujë të pijëshm gjithë qytetin.
Partia Demokratike Dega Fier I bën thirrje strukturave vendore dhe qëndrore që po marrin pjesë në përballimin e situatës, të ndërhyjne në mënyrë të organizuar, dhe të dhe të këshillohen me specialistët përkatës , për reduktimin e pasojave të përmbytjeve. Mënyra se si kanë vepruar deri tani ka rezultuar e padobishme dhe për më tepër i ka përkeqësuar pasojat e përmbytjeve.

1 2 3 5 6 7

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Idrizi: Kali i Trojës doli nga Parlamenti

Tirane - Partia për Drejtësi...

Close