|E shtunë, Tetor 21, 2017

PD: Kreu i Këshillit të Qarkut në Vlorë, i përfshirë në rrëmbimin e një fëmije . 

Arben-Ristani1   Tirane – Gjatë një deklarate për mediat deputeti i PD, Arben Ristani denoncon caktimin e Sadrit Danajt, si kryetar të Këshillit të Qarkut Vlorë. Ristani tha se Danaj në vitin 2000 është përfshirë në Itali në rrëmbimin e një vajze biznesmeni. “Sot, në të njëjtën orë, teksa mburrej para medias në krah të Komisionerit Fyle, Edi Rama i dha drejtimin e Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danajt, pa iu dridhur qerpiku për të shkuarën e këtij rilindasi. Pyesni këdo në Vlorë, ose kontrolloni në Google, emrin e këtij personazhi”, u shpreh Ristani.

Ai vijoi më tej duke thënë se do të zbuloni, dy gazetat më të mëdha të Italisë, që shkruajnë se Sadrit Danaj është përfshirë në një histori mafioze rrëmbimi në Sicili në vitin 2000. Me bindje Ristani përmend gazetat italiane “Corriere Della Sera” dhe “La republika”, të cilat, sipas tij, kanë në arkivat e tyre të kronikës së zezë, rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni, për ta detyruar atë të paguante një gjobë të majme.

“Në mesin e bashkëpunëtorëve është Sadrit Danaj, sot, i dekoruar nga Edi Rama si Kryetar i Këshillit të Qarkut të Vlorës. Sipas “La Republicas”, policia ka përgjuar telefonatën e Sadrit Danajt, me bashkëpunëtorët e tij italianë, ku Kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, në një moment është shprehur si më poshtë: “Vajza duhej vrarë, vetëm kështu do t’ia kishim hedhur. Trupi nuk do të gjendej kurrë dhe ne nuk do të kishim rrezikuar asgjë”, shprehet Ristani. Sipas Ristanit, Ky është Kryeministri Rama dhe kjo është rilindja e tij.

Ai shtoi se këtë e dinë tashmë të gjithë shqiptarët, por është mirë ta mësojë dhe z.Fyle se, fjalët e bukura që kryeministri shqiptar thotë në krah të tij i ndan një hendek i pakapërcyeshëm me botën e errët të krimit, të cilën Edi Rama po e promovon pandalshëm në kupolën e drejtimit të shtetit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia ndalon persona të shpallur në kërkim

Fier - Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në...

Close