|E shtunë, Janar 20, 2018

PD – LSI, kokë më kokë në mesnatë. ja negociatat 

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë arritur paktin e parë në Kuvend.

Dy forcat politike kanë rënë dakord që një prej tre komisioneve parlamentare që i kishte Partia Demokratike, ti kalojë LSI-së. Burime të Panorama bëjnë të ditur se Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe nënkryetari i PD-së, njëherësh kreu i grupit parlamentar, Edmond Spaho, kanë negociuar mbrëmë lidhur me këtë temë.

Mësohet se PD-ja ka pranuar të tërheqë emrin e Bardh Spahisë si kryetar i Komisionit të Shëndetësisë, për tia lënë këtë pozicion Petrit Vasilit. Ndërkohë PD-ja do të mbajë drejtimin e dy komisioneve të tjerë, Genc Pollon te Integrimi dhe Albana Vokshin te Mediat.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
6 ushqime për të dizintoksikuar organizmin

Nëse e ke mbyllur dimrin...

Close