|E shtunë, Janar 20, 2018

PD në protestë për karburantet dhe taksat e larta . 

Grida_Duma3dhjetor-380x290Tiranë – E hëna por jo vetëm, do të jetë një ditë proteste mbarëpopullore si e vetmja mënyrë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të lartë të karburanteve, kundër taksave të larta dhe  kundër arbitraritetit. Partia Demokratike ka dalë sërish këtë të shtunë publikisht për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve.

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma, në një deklarate për mediat të shtunën, theksoi se  “E hëna është vetëm hapi i parë i një një proteste mbarëkombëtare kundër çmimeve të larta të energjisë dhe naftës, kundër taksave të larta, kundër arbitraritetit e padrejtësisë”.

Duma ka sjellë fakte, duke u shprehur se “Në çdo litër naftë që blejnë, qytetarët paguajnë 1008 lekë taksa për qeverinë. Çmimi i karburantit sot tek ne është më i larti në rajon e në Europë, ndërkohë që të ardhurat janë 3 herë më të ulëta se mesatarja europiane. Çmimi i naftës, çmimi i energjisë, taksat dhe çmimet e larta, dhuna dhe padrejtësitë qeveritare janë arsyet e krizës ekonomike, varfërisë dhe papunësisë që po përjetojnë sot mijëra shqiptarë”.

“Partia Demokratike është në krah të qytetarëve, në krah të interesave të tyre të drejta, është në ballë të protestës së tyre të legjitime”, theksoi Duma.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Prezantohet libri ” Leximi i medjes se myslimanit” per lexuesit e gjuhes greke.

    Tirane - Në...

Close