|E mërkurë, Korrik 26, 2017

PD – “ Nikolla zhyt në kaos maturantët, favorizon privatët” 

Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin dhe Ministren e Arsimit se kanë futur në kaos maturantët që do duhet të hynin në Universitete.

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në selinë blu, Grida Duma, tha se maturantët nuk kanë asnjë informacion se pse nuk rezultojnë fitues, si është llogaritur mesatarja, etj.

Sipas saj, Qeveria i lau duart duke ja hedhur përgjegjësinë Universiteteve, ndërsa ishte ajo që ndryshoi  rregullat në prag të përfundimit të maturës.

“Rama me Nikollën që vranë meritat e çdo maturanti, mbollën kaos, zhdukën transparencën dhe i futën Universitetet në rrugë pa krye, duke favorizuar klientelën e tyre të universiteteve private” tha ajo.

 Deklarata e plotë

Siç parashikuam për reformën e famshme në arsim, ashtu edhe doli.

Edi Rama ia doli të prodhojë një skandal dhe dëm të pariparueshëm për të ardhmen e maturantëve që do të duhet të hynin në universitete.

Maturantët nuk kanë një përgjigje sot, pse nuk rezultojnë fitues, edhe pse shumë prej tyre kanë rezultate të larta e shumë të larta.

Nuk e dinë si është llogaritur mesatarja e tyre dhe se cila është diferenca midis mesatares të nxjerrë nga shkolla dhe asaj që del nga kriteret e aplikimit.

Maturantët nuk u orientuan për gruplëndët preferenciale, të degëve që donin të vazhdonin, para plotësimit të formularit.

Nuk u informuan për lëndët me zgjedhje dhe rëndësinë e secilës, në llogaritjen e mesatares sipas profileve.

Nuk morën asnjë informacion për degët që donin të ndiqnin.

Nuk e dinë se në sa faza regjistrimi, do kalojë vuajtja e tyre për të vazhduar arsimin e lartë.

Nuk marrin askund përgjigje për padrejtësinë që po i bëjnë.

Qeveria i lau duart, duke ja hedhur përgjegjësinë Universiteteve, por gishti i maturantëve është drejtuar sot tek Edi Rama dhe Lindita Nikolla.

Sepse ata i tradhtuan duke i ndryshuar rregullat në prag të përfundimit të maturës.

Ishte Rama me Nikollën që vranë meritat e çdo maturanti, mbollën kaos, zhdukën transparencën dhe i futën Universitetet në rrugë pa krye, duke favorizuar klientelën e tyre të universiteteve private.

Sot fshihen pas deklaratave boshe, por në të vërtetë kjo dyshe ka mashtruar, shpërfillur e përçmuar të rinjtë.

Eliminimi i maturës shtetërore si provim hyrës, mungesa e akteve nënligjore për shkak të paaftësisë totale të MAS, e kanë degraduar sistemin e pranimit në një katrahurë të vërtetë.

Mungon merita.

Nuk ka asnjë rregull apo normë.

Maturantët nuk e dinë ende, pse ministria i voli atyre miliarda lekë me AKP-në e jashtëligjshme, dhe pasi i sorollati dyerve të shkollave, i ka lënë sot rrugëve para xhamave të Universiteteve.

Familjet e maturantëve nuk e dinë, se si do t’i përballojnë tarifat e studimit  e lloj-llojet e tarifave që shtohen çdo ditë në kurriz të tyre.

Kjo braktisje e tallje me maturantët duhet të marrë fund.

Kjo tallje me të ardhmen e vendit nuk mund të vazhdojë më.

Të rinjtë duhet të bashkohen e të ngrohen për ti dhënë fund këtij sistemi të korruptuar e kriminal në arsim.

Maturantët, studentët do të jenë më mirë pa Edi Ramën.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Mënyra si rrini ulur në karrige tregon mbi personalitetin tuaj https://t.co/Dn0ekAcAvo https://t.co/WbGjgkN8kd
11,300 people follow ALB365
Twitter Pic NateMain Twitter Pic AnilaLil Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Borxhi i jashtëm i Shqipërisë shkon në 210 milionë euro

Borxhi publik i vendit është rritur sërish gjatë këtij viti. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në...

Close