|E martë, Dhjetor 12, 2017

PD : PS-ja largoi nga puna 150 mësues nën  emrin e reformës në arsim.   

tan petovaFier – 150 mësues janë larguar nga puna që nga fillimi I vitit të ri arsimor e deri në datën 15 dhejtor prej DAR-it Fier dhe kjo nën emrin e reformës në arsim, ka pohuar në një konferencë për shtyp paraditen e së premtes PD-ja Fier nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm për zgjedhjet Dritan Petova I cili mbulon edhe çështjet e arsimit në këtë parti.

Sipas deklaratës së tyre për shtyp mësohet se mësues janë hequr në shkollat “Muhamet Shehu” 11 nga 35 , “Meleq Gostinishti” 8,  “Hekuran Maneku”  4, Kallm I Madh dhe I vogël 5 etj . Këto largime nga puna kryhen në një kohë që DAR-I ka marrë në punë nga fillimi I vitit të ri arsimor 120 mësues të rinjë.

PD-ja pohoi se: “ Mësuesit e larguar nga puna janë hequr se nuk u bënë pjesë e fushatave elektorale të PS-së dhe LSI-së  për zgjedhjet e vitti 2013. Të larguarit nga puna janë me arsim të lartë dhe të paktën kanë pesë vjet mësues  që kanë marrë edhe kualifikimet përkatëse kur plotësojnë normën mësimire mbi 50 % të orëve dhe nuk janë mësues jashtë kriterit apo jashtë lëndës që ata kanë mbaruar shkollën”.

Më poshtë Petova ka pohuar se largimet nga puna të këtyre mësuesve është bërë nga reformat dhe udhëzimet e MInsitrisë së Arsimit dhe Sportit, reforma dhe udhëzime që bien ndeshë me ligjin. “Ne jemi në krah të tyre , në krahë të nxënësve  për të ruajtur dinjitëetin e tyre”, ka pohuar Petova.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kënga e re të Era Istrefit, arrestohet pronari i kompanisë “On Air Music”

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga...

Close