|E diel, Qershor 25, 2017

PD: Rama bojkoton dhe ndërpret sinjalin e TV për “Martirët” 

Partia Demokratike ka dënuar mungesën e kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e lumturimit të 38 martirëve në Shkodër.

Përmes një deklarate për mediat, PD thotë se Rama jo vetëm bojkotoi këtë ngjarje të përmasave boterore,por edhe urdhëroi TVSH të ndërpresë sinjalin në mes të aktivitetit për tre televizione të rëndësishme në vend.

Sipas PD, me keto akte të ulëta Rama dëshmon përbuzjen dhe përçmimin për sakrificat sublime të klerit.

Deklarata e plotë

Lumturimi i 38 martirëve, nga Papa Francesku, në një ceremoni të zhvilluar në Shkodër eshte një ngjarje unike për Europën dhe Botën.

Për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e sotmja eshte një ditë reflektimi dhe ndjese për krimet cnjerëzore komuniste ndaj lirise dhe besimit ne Zot.

Por Edi Rama zgjodhi ta bojkotojë këtë ngjarje të përmasave boterore. Jo vetem nuk denjoi te ishte i pranishem por urdhëroi TVSH të ndërpresë sinjalin në mes të aktivitetit për tre televizione të rëndësishme në vend, News 24, ABC-News dhe Ora News.

Duke bojkotuar këtë ngjarje kombëtare me përmasa botërore e historike, ku kryeministri nuk mund të mungojë për asnjë arsye, duke urdhëruar ndërprerjen e sinjalit televiziv, Edi Rama i kujtoi cdokujt se kush është dhe kujt i përket.

Edhe të enjten në Parlament në mënyrë demonstrative ktheu fundshpinen kur po votohej rezoluta e Partisë Demokratike për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerit e kur po lexoheshin emrat e martirëve dhe vuajtjet e tyre.

Me keto akte të ulëta Rama dëshmon përbuzjen dhe përcmimin për sakrificat sublime të klerit. Ne vend të frymes së pajtimit, paqes dhe bashkimit ai zgjedh si perherë, përcarjen, urrejtjen dhe konfliktin.

Shqiptaret duhet të bashkohen për ti thënë JO, Edi Rames, të shkuarës së krimeve, të shkuarës së konfliktit. Ai nuk përfaqeson as të sotmen, aq më pak të nesërmen e Shqipërisë. Shqipëria ka nevoje për paqe, bashkim dhe harmoni. #Shqiperia më mirë pa Edi Ramen.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Digjen 3 automjete https://t.co/iXuCmA6hjv https://t.co/rcQwtIjavO
11,395 people follow ALB365
Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Në burgun ku rojet nuk guxojnë të futen, sundon banda më famëkeqe në botë (foto e video)

“Penal de Ciudad Barrio” është burgu famëkeq që gjendet në El Salvador. Ky burg është ndërtuar enkas për anëtarët e...

Close