|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

PD: Rama fundjavë në Milano me paratë e shqiptarëve 

Partia Demokratike ka hedhur akuza se kyreministri Rama është nisur për një fundjavë qejfi në Milano. Në një deklaratë për mediat, sekretari i PD, Arben Ristani tha se kreu i qeverisë shpenzon për luks paratë e shqiptarëve.

Ristani: Rama me Gjushin janë nisur për një fundjavë qejfi dhe relaksi në Milano. Punët i kanë në terezi. Miliona euro të zhvatura këtij vendi i kanë tashmë në xhepat e tyre, miliona të tjera i shpenzojnë çdo ditë për luks në vila, zyra, makina, udhëtime me avionë, hotele, para të gjakut të shqiptarëve të varfër që Rama të hapë ekspozita dhe të ndjehet edhe artist. Ndërkohë që harliset me Gjushin në Milano, Rama i kthen shpinën shqiptarëve që i ka varfëruar, i ka lënë pa punë, i ka zhytur në drogë e krim, i ka dëshpëruar deri aty sa mendojnë vetëm si të ikin nga ky vend. Me Gjushin në Milano, lideri ballkanik dhe botëror, kalon edhe “hidhërimin” që i shkaktoi jo-ja gjermane për hapjen e negociatave për antarësimin në BE.

Add a Comment

%d bloggers like this: