|E diel, Dhjetor 17, 2017

PD sulmon Grabockën dhe Vejsiun për vilat tek liqeni . 

1384517897veraalketa_Page_33_Image_0001.jpgartikullTiranë – Kryeministri Berisha deklaroi në Parlament se Rama po bën ndryshimin e vijës së liqenit artificial në Tiranë. Shkak sipas tij, janë bërë pikërisht “vilat e njerëzve afër kryeministrit”. Por çfarë ndodh dhe kush është pas akuzave të kryeministrit.

Bëhet fjalë më së shumti për dy vila, që i përkasin dy zonjave të skenës shqiptare: Regjizores Vera Grabocka dhe prezantueses Alketa Vejsiu.

Më herët partia demokratike, nëpërmjet Jamarbër Malltezit denoncoi si të paligjshme këto vila në Parkun e Liqenit Artificial. Sipas PD, ato janë ngritur përpara rezidendës qeveritare të Presidentit të Republikës, në shkelje të ligjeve por edhe të vendimit të KRTRSH të vitit 2004, ku Artan Lame, sipas Malltezit, ka qenë kryetar. “Vilat janë në pronësi të mikut të ngushtë të Edi Ramës. Ndërtuesi financues i Ramës është i paprekshëm” akuzon PD.

Po sot në mesditë, pritet të dalë Artan Lame, kreu i ALUIZNI-t në një konferencë për shtyp për të folur për këtë zonë.

Në zonën për të cilën bëhet fjalë janë gati 30 apo 40 shtëpi që janë ndërtuar pa leje. Ndërkohë që zona është shpallur informale më parë. Nuk dihet sesi do të reagojë qeveria, por palët, nuk kanë pasur guximin që të dalin publikisht për të përmendur emrat.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Çfarë ka Ilir Vrenozi me Edi Ramën? (video)

Korçari i famshëm, Ilir Vrenozi nuk ka...

Close