|E hënë, Nëntor 20, 2017

Pele, Neymar nuk duhet te bjere kaq lehte ne fushen e blerte. 

    Legjenda braziliakkkkkkkkkkne, Pele, mendon se Neymar nuk mund të bëhet lojtari më i mirë në botë nëse nuk e fiton Botërorin, apo nuk arrin tu rezistojë dyluftimeve me kundërshtarët. 73-vjeçari e pranoi se ylli i Barcelonës rrëzohet shumë lehtë, ndaj duhet të punojë shumë në këtë aspekt, për të hequr reputacionin e lojtarit simulues.

“Neymar duhet të kalojë edhe disa pengesa, veçanërisht të fitojë Kupën e Botës që të shndërrohet lojtari më i mirë në botë. Ai duhet të ndryshojë mendim, të kontrollojë emocionet e tij dhe të rezistojë më shumë në dyluftime”. Duke vijuar me logjikën e tij, Pele mendon se aktivizimi në një kampionat të fortë Europian do ta forcojë më shumë si futbollist.

 “Ai duhet të mësojë që të rezistojë sa më shumë dhe jo të rrëzohet me lehtësi në tokë. Transferimi i tij te Barcelona ishte gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte, sepse në Europë luhet shumë më ashpër, ndërsa mbrojtësat të mbulojnë rreptë. Neymar është në rrugën e mbarë, por ende larg asaj që unë pres prej tij”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
A PO BIEN MURANAT E BALLKANIT?

Nga NDUE DEDAJ - Në Ballkan ai që është hero për një palë, është armik për një tjetër. Historia e...

Close